Opozita dorëzoi sot mandatet e deputetëve në Kryesinë e Kuvendit. Megjithatë, duket se disa prej deputetëve kanë dal jashtë parashikimeve, siç ishte rasti I Lefter Kokës dhe Myslim Murrizit.
Por jo vetëm. Lista u zgjerua pasditen e sotme dhe emrat që ranë në sy ishin Fatmir Mediu, dhe Nard Ndoka.
AlpeNews.al, pyeti aleatin e Bashës Nard Ndoka nëse do ta digjte apo jo mandatin.
Përgjigja e kreut të PDK ishte se ndodhej në Bruksel, dhe do ta bënte sapo të kthehej.
Kujtojmë se edhe Mediu ndodhet në Vienë, dhe Rudina Hajdari në Amerikë, sipas prenoncimeve të tyre.
Përgatiti: AlpeNews.al