• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NUK JUSTIFIKOI PASURINË/ Vettingu i KPA-së shkarkon përfundimisht gjyqtaren e Tiranës, Rexhina Merlika
Home
Aktualitet
Kronikë

NUK JUSTIFIKOI PASURINË/ Vettingu i KPA-së shkarkon përfundimisht gjyqtaren e Tiranës, Rexhina Merlika

10 April, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi sot unanimisht lënien në fuqi të shkarkimit të gjyqtares së Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, Rexhina Merlika, e cila ishte shkarkuar nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, shkalla e parë e Vetingut, më 13 mars 2023.

KPK pati konstatuar balanca negative në krijimin e pasurive, që kishin ardhur si rrjedhojë e mosvërtetimit të burimit të ligjshëm të disa huave dhe një pjese të dhurimeve nga vëllai, të cilat nuk ishin konsideruar në analizën financiare.

Në dy kriteret e tjera, atë të figurës dhe vlerësimit të pasurisë, nuk ishin konstatuar problematika pë gjyqtaren e Tiranës.

Rexhina Merlika e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1989 si prokurore dhe është emëruar kryetare e Gjykatës së Krujës në vitin 1993. Prej vitit 2013 dhe deri në momentin e shkarkimit, ajo e ushtroi funksionin në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Njoftimi i KPA-së:

“Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Albana Shtylla kryesuese, Natasha Mulaj relatore, Mimoza Tasi, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen nr. 21/2023, datë 23.05.2023, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Rexhina Merlika kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 635, datë 13.03.2023.

Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:

· Lënien në fuqi të vendimit nr. 635, datë 13.03.2023 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Rexhina Merlika.

· Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm. U shpall sot, në Tiranë, më datë 10.04.2025”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TAKIM ME TË RINJTË NË DURRËS/ Rama: Shqipëria 2030” do të jetë anëtare me të drejta të barabarta në BE
Previous article E TRISHTË/ I humbur prej katër ditësh, gjendet i vdekur 27-vjeçari Ajet Lleshi në Has

s.autor

Postime të ngjashme

FOTOLAJM/ Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve Aktualitet

FOTOLAJM/ Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve

PROTESTA/ Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë Aktualitet

PROTESTA/ Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve Aktualitet

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT