• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“NUK JAPIM TOKË PËR UKRAINËN”/ Putin: Bashkëpunimi ushtarak me Penianin është puna jonë
Home
Nderkombetare

“NUK JAPIM TOKË PËR UKRAINËN”/ Putin: Bashkëpunimi ushtarak me Penianin është puna jonë

25 October, 2024 s.autor Botë, Nderkombetare

Bashkëpunimi ushtarak midis Rusisë dhe Koresë së Veriut nuk më sekret. Është vetë Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, i cili në një intervistë pas përfundimit zyrtar të Samitit të BRICS, për median shtetërore ruse, tha se Rusia dhe Koreja e Veriut do të marrin një vendim nëse do të ofrojnë ndihmë ushtarake të përfshira në marrëveshjen e tyre dypalëshe kur të vijë koha. Presidenti rus Vladimir Putin dhe udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un nënshkruan paktin e mbrojtjes reciproke gjatë vizitës së Putinit në Penian në qershor.

“Kur duhet të vendosim diçka, ne do të vendosim, por është vendimi ynë sovran nëse do ta zbatojmë, a jo, apo nëse na duhet. Kjo është pikërisht ajo që thuhet në artikullin 4 të marrëveshjes tonë. Nuk e di se çfarë lloj reagimi shpërthyes pati në Uashington dhe Ukrainë, për sa kohë që copëzat nuk hidhen shumë larg. Pra nëse duam të kryejmë stërvitje ushtarake apo ajo, është puna jonë”, tha Putin.

Agjencia e inteligjencës ushtarake e Ukrainës, Koreja e Jugut dhe disa qeveri perëndimore kanë thënë se trupat e Koresë së Veriut të trajnuar në Rusi janë vendosur në rajonin Kursk, një zonë kufitare ruse ku forcat ukrainase organizuan një inkursion të madh në gusht. Për këtë fakt, prokurorët ukrainas thanë se kishin nisur një hetim mbi mbështetjen e Koresë së Veriut për Rusinë në luftë si një krim i mundshëm agresioni.

Për sa i përket paqes, Vladimir Putin përjashton lëshimet ndaj Ukrainës, por është i hapur për “kompromise të arsyeshme” në bisedimet e mundshme. “Rezultati duhet të jetë në favor të Rusisë, e them sinqerisht, pa u turpëruar, sepse duhet të dal nga realiteti në fushën e betejës, pa dyshim, ne nuk do të bëjmë lëshime, nuk do të ketë shkëmbime, tha shefi i Kremlinit. Putin vuri në dukje se, Perëndimi ka filluar ta vlerësojë më “realisht” konfliktin në Ukrainë dhe për këtë është për t’u “lavdëruar”. Putin gjatë Samitit të BRICS, fajësoi vendet perëndimore si shtytëse kryesore të konfliktit me Ukrainën dhe theksoi se, Perëndimi nuk e njeh mirë mentalitetin e popullit rus.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TËRMET NË FIER/ Ja sa ishte magnituda, lëkundjet ndihen edhe në Vlorë
Previous article LUFTA/ Raketat e lëshuara nga Libani vrasin 2 persona në veri të Izraelit, Hezbollah sulmon tanket e IDF

s.autor

Postime të ngjashme

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale Botë

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës Botë

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein Botë

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT