Ata të dy janë dy prej artistëve më të komentuar dhe më të pëlqyer për momentin në zhanret e tyre respektive.
Po flasim për Dua Lipa-n dhe Ledri Vulën, të cilët vite më parë patën një lidhje së bashku, por tashmë rrugët e tyre janë ndarë.
Paçka se dhe Ledri dhe Dua kanë zgjedhur të mos kenë më kontakte sëbashku përveç Instagramit, të dy i bashkon një pasion i përbashkët: ringu!
Fillimisht, ka qenë Dua ajo që ka postuar një video ku shfaqet në një ndeshje “Wrestling”, ndërkohë që edhe Ledri ka treguar në Instagramin e tij që ndodhet në një ndeshje të tillë.
Ajo që bie në sy është që të dy ndodhen në vende të ndryshme, por ama një gjë i bashkon dhe ai është pëlqimi për ringun.
Epo, nuk do të qe çudi që një ditë të bukur, të dy do t’i shihnim duke ndjekur bashkë një ndeshje në ring.




