• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“NUK JAM I ÇMENDUR”/ Ilir Meta: Gati t’i nënshtrohem çdo lloji kontrolli mjekësor
Home
Politikë

“NUK JAM I ÇMENDUR”/ Ilir Meta: Gati t’i nënshtrohem çdo lloji kontrolli mjekësor

8 October, 2019 F.autor Politikë

Ilir Meta thotë se është i gatshëm t’i nënshtrohet çdo lloji kontrolli mjekësorë, nëse dyshohet se ai përdor doping apo substanca të tjera, apo nëse është i çmendur, duke parë veprimet e tij të muajve të fundit.

Duke folur për vendimin e tij të anulimit të zgjedhjeve, kreu i shtetit tha se është e drejtë e tij ekskluzive të caktojë datën e zgjedhjeve, dhe po ashtu dhe të miratojë anulimin e tyre.

“Presidenti do të konsiderohej i çmendur në rast se do të anulonte zgjedhjet në  një kohë që në vend ishte një situatë normale politike.

Duhet të jemi të qartë se presidenti vetëm e ka mbrojtur Kushtetutën. Le të thotë dikush se cilin nen ka shkelur presidenti.

Unë nuk ndaloj as Komisionin e Venecias, as Kushtetuesen dhe as OKB-në që të çmendet, por të jeni të sigurt se jam i gatshëm kurdoherë që të kontrollohem në çdo raport mjekësor dhe çdo kontrolli tjetër nëse mendoni se përdor ndonjë doping apo tjetër gjë.

Kjo histori ka mbaruar dhe Kushtetuta e Shqipërisë ia jep të drejtën për datën e zgjedhjeve vetëm presidentit.

Presidenti të drejtën e dekreteve nuk e ndanë me askënd, as me Parlamentin dhe as me KQZ-në.

Presidenti vendos dekretin kur do bëhen zgjedhjet, ndërkohë që u konsultua me partitë për këtë dekret.

Nëse do të ishte situatë normale dhe presidenti do anulonte zgjedhjet, atëherë presidenti do konsiderohej si i çmendur.

Ju besoj keni provuar gazin, zjarrin nëpër godina, dhunën nuk e bënte vetëm njëra palë, por të dy palët.

Kjo ishte një mënyrë për të shmangur një përplasje të rëndë.

Unë jam i qartë në atë që bëj dhe Kushtetuta e Shqipërisë ia jep të drejtën presidentit të Republikës.

A është anulimi i zgjedhjeve një akt normal? Jo nuk është. Presidenti dekretoi zgjedhjet në konsultim me partitë.

Nga nëntori kur u dekretuan zgjedhjet deri në 10 qershor ju e dini se çfarë ka ndodhur. Nuk ka qenë situatë normale.

Kjo ishte e vetmja mënyrë për të ndaluar një përplasje që mund të kishte pasoja fatale.

Mos mendoni se nuk janë vrarë njerëz në Shqipëri, që nga 2 prilli deri tek 21 janari.

Dikush thotë e bëri presidenti këtë se kishte hallin e PD-së dhe LSI-së, e marrëzira të tilla.

Është një kriter i Kopenhagënit që ka të bëjë me zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ato vetëm zgjedhje nuk mund të ishin, por një dëm i jashtëzakonshëm për demokracinë dhe funksionimin e pushtetit vendor dhe për datën 18.

Në rast se presidenti nuk do të kishte marrë atë vendim që mori që solli qetësimin e situatës.

Parlamenti nxjerr një fletërrufe kundër presidentit, KQZ-ja ajo partiake thotë nuk e njohim presidentin, por të paktën konfrontimi u evitua.

Në rast se nuk do të kishte dalë dekreti të ishit të sigurt se sot nuk kishte një shpresë se mund të merrej një autorizim për çeljen e negociatave.

Gjykata Kushtetuese le të vendosë për atë çështje. Mos harroni, Kodi Zgjedhor nuk parashikon zgjedhje pa kandidatë alternativë sepse Kodi është bërë mbi parimet evropiane të të drejtave të njeriut sepse zgjedhjet bëhen midis dy kandidatëve”, tha Meta.(TemA)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FOTOLAJM/ Kur targa e makinës mban emrin...
Previous article MERO BAZE/ Vetëvendosja dhe vetëndjerja në pushtet

F.autor

Postime të ngjashme

REFORMA ZGJEDHORE/ KQZ kërkon rregulla më të forta dhe kufij të qartë, zbulohen kërkesat e PS dhe PD Politikë

REFORMA ZGJEDHORE/ KQZ kërkon rregulla më të forta dhe kufij të qartë, zbulohen kërkesat e PS dhe PD

“PROTESTAT NISËN PËR MJEDISIN, POR U KTHYEN NË POLITIKE”/ Raporti i fundit i DASH për Shqipërinë: SPAK rol kyç në luftën kundër korrupsionit Breaking News

“PROTESTAT NISËN PËR MJEDISIN, POR U KTHYEN NË POLITIKE”/ Raporti i fundit i DASH për Shqipërinë: SPAK rol kyç në luftën kundër korrupsionit

RRËMBEU DOKUMENTIN SEKRET NË KUVEND/ Shehaj përjashtohet me 60 ditë nga seancat Breaking News

RRËMBEU DOKUMENTIN SEKRET NË KUVEND/ Shehaj përjashtohet me 60 ditë nga seancat

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT