• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“NUK JAM HETUES POR…”/ Rama: Lulzim Basha është lider i DOBËT!
Home
Politikë

“NUK JAM HETUES POR…”/ Rama: Lulzim Basha është lider i DOBËT!

19 November, 2020 F.autor Breaking News, Politikë

Kryeministri Edi Rama foli mbrëmjen e sotme në emisionin “Real Story”, të gazetarit Sokol Balla, në News24, për raportin e Dick Marty, prej ku i kërkoi sërish kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, të dalë dhe të mbajë një qëndrim publik, raporton “BalkanWeb”.

“Unë thjesht kam kërkuar që kryetari i opozitës të shpjegohet. Në momentin kur jo unë, por çdo shqiptar i arsyeshëm, shikon nga njëra anë dëshmitarin nga Kosova, i njohur si personi që filmoi masakrën, dhe nga ana tjetër Lulzim Bashën, kupton menjëherë kush thotë të vërtetën dhe kush jo. Është shumë e qartë. Mjaft të vësh të dy përballë njëri-tjetrit, të dish historitë e tyre dhe e kupton. Nga njëra anë, personi që nuk ka arsye të sajojë dhimbjen dhe nga ana tjetër Lulzim Bashën, që nuk përballet me faktet, nuk është në gjendje të mbajë kostumin e liderit, është një lider i dobët. Edhe Berisha, për të cilin nuk kam asnjë lloj simpatie, por në fund të fundit ishte një lider që mbante qëndrim”, tha Rama.

Nga studio e “Real Story”, kreu i qeverisë komentoi dhe versionin e ish-deputetit socialist, Dashamir Peza, dhënë pak ditë më parë në një intervistë ekskluzive për drejtorin e informacionit të News24, Robert Rakipllari, mbi mënyrën se si përfundoi në BBC kaseta e masakrës së Krushës.

“Nuk jam as hetues, as i interesuar për detaje, unë nuk kam asnjë arsye të besoj që dëshmitari nga Kosova, por edhe të tjerë që kanë folur, kanë ndonjë motiv që t’i turren Lulzim Bashës dhe ta mbulojnë me shpifje. Këtu problemi është lidhur me punën në të shkuarën, pasi Basha nuk ka dalë asnjëherë të flasë qartë se cili ka qenë roli i tij. Gjithë kjo që krijohet si paqartësi, si konfuzion, dhe që njerëzit të ndahen mes patriotëve dhe tradhtarëve, është mungesë e burrërisë së liderit të opozitës në përballjen me faktet. Nuk ka asnjë gjë tjetër këtu, as kam bërë akuza, as kam dashur të përfitoj ndonjë gjë nga kjo”, u shpreh kryeministri shqiptar, raporton “BalkanWeb”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article HABIT Basha: Mua më kanë thënë edhe që je bir i Enver Hoxhës
Previous article "DIKA ME GËNJYE"/ Basha tha se nuk e njeh, Bellanica i përgjigjet "LIVE": Atëherë më shtyn t'i them je këlysh i serbit

F.autor

Postime të ngjashme

DEKLARATA E DAÇIÇ/ Reagon ministri Hoxha: Retorika kërcënuese për Kosovën mund të nxisë veprime të rrezikshme Breaking News

DEKLARATA E DAÇIÇ/ Reagon ministri Hoxha: Retorika kërcënuese për Kosovën mund të nxisë veprime të rrezikshme

DETAJET NGA ATENTATI NË GJIROKASTËR/ Tritoli dyshohet se u aktivizua në distancë, viktima Beqir Devolli ishte dënuar në 2012-ën Aktualitet

DETAJET NGA ATENTATI NË GJIROKASTËR/ Tritoli dyshohet se u aktivizua në distancë, viktima Beqir Devolli ishte dënuar në 2012-ën

ATENTATI ME TRITOL NË GJIROKASTËR/ Ndërron jetë shoferi i makinës që shpërtheu në mes të qytetit (EMRI) Aktualitet

ATENTATI ME TRITOL NË GJIROKASTËR/ Ndërron jetë shoferi i makinës që shpërtheu në mes të qytetit (EMRI)

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT