• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“NUK JAM ENGJËLL..”/ Fabio Dushku flet nga burgu i Greqisë: Nuk jam penduar, jam nga Mirdita…
Home
Aktualitet
Kronikë

“NUK JAM ENGJËLL..”/ Fabio Dushku flet nga burgu i Greqisë: Nuk jam penduar, jam nga Mirdita…

10 November, 2021 s.autor Aktualitet, Kronikë

35-vjeçari Fabio Dushku me origjinë nga Mirdita prej 12 vitesh është i arrestuar dhe vuan dënimin në burgun e Koridhalos, Greqi.

Ai është i dënuar me burgim të përjetshëm për vepra të ndryshme penale, disa prej të cilave i pranon e të tjerat jo. E siç deklaron ai këto vendime i ka dërguar në Gjykatën e Lartë.

Emri i tij u bë kryefjalë e medieve shqiptare së fundmi, pasi u përfshi në rrëmbinin e “mbretit të “Instagram”-it, Kozak. Jo vetëm kaq, disa persona që e kishin marrë brenda një makine edhe e dhunuan, duke u filmuar drejtpërdrejt në “Instagram”.

Fabio ka dhënë ditën e sotme një intervistë për emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel. Gjatë një lidhje telefonike nga burgu i Koridhalos, Dushku rrëfeu gjithashtu edhe veprat penale se pse është akuzuar.

“Jam akuzuar për shumë gjëra, lëndë narkotike, vrasje e plagosje. Kam pranuar disa gjëra. Jam dënuar edhe pa fakte për disa gjëra. Jam dënuar, çfarë të bëj. Nuk them se jam engjëll, por u dënova për shumë gjëra, për shumë pak gjëra dola i pafajshëm”, tha 35-vjeçari.

Pjesë nga intervista:

Ke pasur ndonjë moment pendese?

Çdo gjë ndodh për një arsye. Kur futesh në këtë rrugë, duhet të zbatosh disa rregulla. Sedra, besa dhe fytyra unë nuk i nxjerr dot dhe nuk mi merr dot njeri. Unë jam nga Mirdita dhe ato traditat e andej nga vij i mbaj.

Është e thjeshtë të bësh burrin e mirë e të thuash jam penduar. Nuk më ka rrëshqit këmba e nuk dija nga të dilja më. Kur nisesh nga kjo rrugë e di se çfarë do ndodhë, ose do bëhesh i pasur ose do përfundosh në burg që ditën e parë. Unë kam bërë diçka e po e paguaj, nuk kam pse të bëj viktimën.

A ka pasur dhunë apo diskriminim në burg?

Kush e tha këtë? Keni pas ndonjë rast me fakte apo kot? Dalin e thonë jo më kanë rrahur kot, jo më kanë rrahur gardianët. Por janë disa njerëz që nuk dinë të sillen mirë jashtë, jo në burg. Burgu nuk është shkollë, është burg. Burgu ka disa rregulla, nuk i zbatojnë. Ia bëjnë vendin vetë ata. Nëse probleme këtej e andej, me gënjeshtra e mashtrime, të del koka njëherë. Ato të burgosur nuk ke ku t’i dërgosh e gardianët i lënë në një vend ku nuk kanë kontakt me të tjerët.

Ke autoritet në burg?

Kam unë e shumë të tjerë si puna ime. Ca e bëjnë për respekt se je njeri real e i thua gjërat siç janë. E të tjerë nga frika. Burgu ku jam unë, është paraburgim, vijnë të padënuarit. Unë kam 12 vite brenda dhe kam shumë gjyqe.

Ka pseudonime?

Nofkat kush i ka nga jashtë, nuk ka lidhje këtu në burg. Fabio, malok, shokët e mi.

Je akuzuar për një tentativë arratisje?

Në 2015 u akuzova me prova, ndërsa në 2018 kot pa lidhje. Erdhi e gjithë policia e Greqisë, forcat speciale. Dikush kishte dërguar letër se unë kam bomba e kur erdhi kontrolli më gjetën një telefon. Mediat të nesërmen shkruanin sikur më ndërprenë arratisjen.

Mendon se mund të bësh një plan tjetër për arratisje?

Jo nuk e kam në mend. Edhe pak vite më kanë ngel. Atëherë isha në fillim e bëra çdo gjë të ikja. Këtu nëse dënohesh për dënim të përjetshëm, bën 16 vite dhe më pas ke të drejtë të kërkosh lirim me kusht.

Cila është gjëja e parë që do bësh nëse do pranohet kërkesa jote?

Do takoj familjen, miqtë. Nuk i kam takuar që nga koha e pandemisë, se i takoja 2-3 muaj. Vëllain që kam këtu vjen edhe 2 herë në muaj.

ADN-ja nuk më lidhi me rrugën e shkollës, por tjetër. Kam pasur fëmijëri të ’97. Moshatarët e mi iu drejtua migrimit për një jetë më të mirë edhe për familjen. Unë kam sakrifikuar jetën time për familjen, për kushte më të mira.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "NUK ZGJIDHEN GJËRAT ME TË KËRKUAR FALJE"/ Einxhelit i ngel hatri me Fifin: Ka faj se banorët...
Previous article NË BURG PËR MEGAGRABITJEN NË RINAS/ Gjenden celularë në qelinë e Klement Çalës. Izolohet për 3 muaj

s.autor

Postime të ngjashme

VRASJA PRANË “VASIL SHANTOS”/ Makina e shkatërruar në rrugë, zbulohet IDENTITETI i viktimës Aktualitet

VRASJA PRANË “VASIL SHANTOS”/ Makina e shkatërruar në rrugë, zbulohet IDENTITETI i viktimës

DETAJET E PARA/ Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, qëllohet një makinë në ecje Aktualitet

DETAJET E PARA/ Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, qëllohet një makinë në ecje

PROTESTA/ Policia ndërhyn me ujë me presion dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën e studentëve dhe pedagogëve Aktualitet

PROTESTA/ Policia ndërhyn me ujë me presion dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën e studentëve dhe pedagogëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT