Një automjet nuk i është bindur postbllokut të policisë së pikës kufitare greke, dhe për pasojë është arrestuar një 22-vjeçar shqiptar të cilit iu gjet një sasi prej 122 kg 150 gram marijuanë në makinën me të cilën po udhëtonte
Një 22-vjeçar shqiptar është arrestuar këtë të hënë, në kufirin greko-shqiptar, pasi nuk iu bind post-bllokut të policisë kufitare greke ndërsa në automjetin me të cilin po udhëtonte iu gjet një sasi prej më shumë se 122 kg lëndë narkotike e llojit marijuanë.
Mësohet se ngjarja është shënuar në Tiria , në rrugën Egnatia ku fillimisht mjeti është pikasuar nga policia dhe drejtuesi i automjetit ka shtuar shpejtësinë në përpjekje për tu largua dhe shpëtuar kontrollit të policisë. Më pas ai ka zbritur nga makina dhe ka vrapuar disa metra por shumë shpejt është kapuar nga policia.
Nuk dihet ende identiteti i tij , por 22-vjecari rezulton përson i kërkuar pasi sipas policisë ai ishte i dënuar edhe më parë në Janinë për trafik droge dhe shkelje te rregullave mbi emigrantët.
Brenda në mjet iu gjetën dhe sekuestraun 66 pako me 122 kg 150 gram marijuane, 45 euro dhe 2 celularë.


