• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NUK ISHIN VLERËSUAR MË PARË/  Dhoma Kombëtare e Zejtarisë u jep titullin “Mjeshtër” prodhuesve të bukës dhe pastiçerisë (VIDEO)
Home
Sociale

NUK ISHIN VLERËSUAR MË PARË/ Dhoma Kombëtare e Zejtarisë u jep titullin “Mjeshtër” prodhuesve të bukës dhe pastiçerisë (VIDEO)

13 February, 2020 k.autor Aktualitet, Sociale

Edhe pse kanë disa dekada që prodhojnë bukë dhe ëmbëlsira, ata kurrë nuk ishin vlerësuar më parë për mjeshtërinë e tyre zyrtarisht.

Sot, 11 specialistë të prodhimit, përpunimit të bukës dhe pastiçerisë si dhe administratore te njohur nga mbarë vendi janë çertifikuar me titullin “Mjeshtër” nga Dhoma Kombëtare e Zejtarisë.

Njëri prej tyre është vlonjati Mariglen Rushiti, bukët e Vlorës janë të famshme pikërisht prej furrës qe mjeshtri bukëpjekës drejton prej 29 vitesh. Rushiti ndihet i vlerësuar për titullin e sapo marrë dhe thotë se jo gjithçka që bën është për përfitim vetjak por edhe për të ndihmuar të rinjtë të kenë një zanat që të siguron një jetë të mirë.

“Titulli “Mjeshtër” do te thotë shumë, unë trashëgoj një furrë buke që nga viti 1923. E nisa si biznes familjar me 5 persona sot jemi një familje e madhe me 62 persona, çdo pike gjaku dhe djerse që është hedhur, është hedhur jo vetëm për përfitim vetjak por edhe për të punësuar shumë të tjerë dhe duke nxjerre profesionistë. Unë e nisa me prodhimin e brumit me dore sot furrat komandohen me celulare. Për ne furrxhinjtë thonë se në darke flemë pa lekë, në mëngjes ngrysemi me lekë”.

Në konferencën e mbajtur në Dhomën Kombëtare të Zejtarisë ku u diskutua roli i mjeshtrit në ndërmarrje, të pranishëm ishin edhe përfaqësues dhe ekspertë nga dhoma e zejeve Koblez nga Gjermania.

Presidenti i dhomës Kombëtare të Zejtarisë, zoti Luan Bregasi, tha se ofrohen shërbime cilësore trajnime në profesionet moderne, të cilat i kërkon tregu i punës teksa shtoi se institucioni që drejton merr kërkesa të vazhdueshme nga sipërmarrësit për tu anëtarësuar dhe kërkesa për tituj ‘’mjeshtra’’ dhe ‘’ndihmës mjeshtra’’.

“Dhoma ka mbeshtetjen e qeverisë dhe të shoqatave. Dhoma Kombëtare e Zejtarisë ka nisur me zhvillimin e provimeve për titujt Mjeshtër në disa sektor profesione zejtare. Për këtë kemi realizuar bashkëpunim me shoqatat. Deri tani Dhoma ka certifikuar 50 “Mjeshtra” të cilët janë nga sektori i përpunimit dhe prodhimit të brumrave, sektori i parukeri estetikës, mekanikës, përpunimit të drurit, përpunimit të gurit, artizan, stiliste, përpunimin e qeramikës etj”.

Dhoma Kombëtare e Zejtarisë prej kohësh ka punuar për të sjellë një arsim, kualifikim dhe certifikim profesional sipas sistemit dual gjerman, një nga sistemet më të mira për arsimin profesional sot në Europë. Që në fillimet e saj Dhoma Kombëtare e Zejeve ka pasur një bashkëpunim të ngushtë dhe mjaft përfitues me Dhomën e Zejtarisë Koblenz.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article JAVA E MODËS VJESHTË/ E pabesueshme, por mbizotëron ngjyra rozë
Previous article TRANSPORTONTE KOKAINË ME MAKINË/ Çfarë ndodhi me shqiptarin në Itali (EMRI)

k.autor

Postime të ngjashme

PAMJET SHOKUESE/ Rrahën të miturën dhe e filmuan, procedohen tre adoleshentet në Fier. Detaje nga sherri Aktualitet

PAMJET SHOKUESE/ Rrahën të miturën dhe e filmuan, procedohen tre adoleshentet në Fier. Detaje nga sherri

SHERR ME THIKA E MJETE PRERËSE NË TIRANË/ Pranga tre personave, policia zbardh ngjarjen Aktualitet

SHERR ME THIKA E MJETE PRERËSE NË TIRANË/ Pranga tre personave, policia zbardh ngjarjen

AKSIDENT I RËNDË NË DURRËS/ Dy persona përfundojnë në kanal, njëri prej të plagosurve në gjendje kritike Aktualitet

AKSIDENT I RËNDË NË DURRËS/ Dy persona përfundojnë në kanal, njëri prej të plagosurve në gjendje kritike

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT