• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NUK I TREMBET PROTESTËS! Rama: Edhe 4 vjet të zgjaste, asgjë nuk do bëja! Ja masat e Qeverisë
Home
Politikë

NUK I TREMBET PROTESTËS! Rama: Edhe 4 vjet të zgjaste, asgjë nuk do bëja! Ja masat e Qeverisë

12 March, 2022 F.autor Breaking News, Politikë

Kryeministri Edi Rama është shprehur pasditen e kësaj të shtune se nuk do të kishte bërë asgjë, edhe nëse protesta që ka nisur prej katër ditësh do të zgjaste 4 vjet. Duke folur për protestuesit, tha se ata “kujtojnë se u hap sheshi të bëhet përshesh”.

“Dhe 4 vjet të zgjasë kjo protestë asnjë gjë tjetër nuk do bëj përveç shprehjes së keqardhjes për militantët e bunkerit të lirisë, që krijojnë turmën sharëse. Sa herë kujtojnë se u hap sheshi të bëjnë përshesh. U erdhi dita të përmbysin klasën politike. Kujtojnë se u hap sheshi për të bërë përshesh.

Te çdo kush që më akuzon për vjedhje unë shikoj një hajdut sepse nuk mund t’i thuash tjetrit hajdut pa prova. Gënjeshtra nuk ju them kurrë atyre që më kanë dhënë besimin për të udhëhequr. Apeli im është se këtë luftë duhet ta përballojmë të bashkuar, jo të ndarë. Të bashkuar te e vërteta, ne kemi opinione të ndryshme por jo fakte të ndryshme”, u shpreh ndër të tjera kryeministri.

Më tej, Rama tregoi dhe disa masa që ka marrë qeveria për të përballuar krizën. Që te indeksimi i pensioneve me 3.6 miliardë lek, mbështetja për produktet e shportës për 434 mijë përfitues, mbështetje për biletat e transportit, etj, etj. Më poshtë, masat e qeverisë (grupet përfituese nuk janë të plotë, lajmi në përditësim*)

  1. Ne do të derdhim menjëherë 3.6 miliardë lek për të indeksuar pensionet. Kjo do indeksohet që në pensionin e radhës.
  2. Për 434 mijë përfitues, ne do të kompensojmë rritjen e çmimeve të shportës. Sipas instat është 7%, ose 25 mijë lekë të vjetra plus. Qeveria do japë 30 mijë lek për 3 muaj rresht, për pensionistët që marrin më pak se gjysma e pagës minimale, pensionistët e invaliditetit, pensionistët që jetojnë vetëm…
  3. Rritja e mbështetjes 1.4 miliard lek për naftë pa taksa për fermerët.
  4. 5 milionë dollarë për diferencën e çmimit të biletës, për transportin urban dhe inter-urban
  5. Do tërheqim dy muaj më para futjen në fuqi të ligjit për zerimin e taksës për pagat 400 mijë lekë të vjetra.
  6. Do tërheqim dy muaj para ligjin për pagën minimale, që do bëhet 320 mijë lek të vjetra.
  7. 200 milionë dollarë për financimin e mburojës së energjisë
Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MBLEDHJA E GRUPIT TË PD/ Deputetët kërkojnë hap pas nga Berisha dhe Basha, kryedemokrati i gatshëm për...
Previous article LUFTA/ Media italiane: Vladimir Putin është thjesht një ish-kolonel i varfër i frustruar i KGB-së

F.autor

Postime të ngjashme

"HONXHO-BONXHOT MË TREGOJNË..."/ Qytetarët i kërkojnë dorëheqjen, Rama injoron 5 kërkesat e protestuesve Politikë

"HONXHO-BONXHOT MË TREGOJNË..."/ Qytetarët i kërkojnë dorëheqjen, Rama injoron 5 kërkesat e protestuesve

"NËSE DO SHISNIM SHQIPËRINË, SAZANI DO ISHTE..."/ Rama nga Vlora: Vendi është p*rdhunuar shumë kohë para se të më jepnit besimin mua Politikë

"NËSE DO SHISNIM SHQIPËRINË, SAZANI DO ISHTE..."/ Rama nga Vlora: Vendi është p*rdhunuar shumë kohë para se të më jepnit besimin mua

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve Aktualitet

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT