Teksa ka qenë sot për të inspektuar nga afër punimet që po bëhen në shkollën e rindërtuar “Bedrie Bebeziqi” në qytetin e Durrësit, Kryeministri Rama nuk ka kursyer batutat në momentin që po i masnin temperaturën.
“Sa është? 74 apo 75?!”, duke kujtuar numrin e mandateve që fitoi në zgjedhje PS-ja.
Pjesë nga biseda
Mësuesi i mat temperaturën Ramës: Mundemi?!
Ramës i masin temperaturën..
Rama: Sa është? 74 apo 75?!
Mësuesi: 75
Ndërkohë, stafi i shkollës kishte edhe në tortë, të cilën Rama ia serviri të parave sanitareve të shkollës.
“Ne na akuzojnë që na akuzojnë që i përdorëm për fushatë këto shkolla, por si kemi përdorur, se 12 janë (shkolla të përfunduara)”, tha Rama, ndërkohë që në dalje tek shkolla takoi një prej inxhinierëve të shkollës, duke e thumbuar meqë ishte me PD-në.
“Ngushëllime për humbjen, por Shqipëria fitoi. Dhe po fitoi Shqipëria, fituar edhe ju!”, tha Rama.


