Dje pas takimit me ndërkombëtarët kreu I demokratëve ish-deputeti Basha në një deklaratë për mediat u shpreh se “problem është dezinformimi që kanë ndërkombëtarët”.
Fjala e Bashës
“Qeveria nuk punon për njerëzit, por për hajdutët me të cilët ka ardhur në pushtet. Dezinformimi është problemi që ka vendi. Prandaj, ishte e rëndësishme që të flisnim hapur dhe shkoqur me miqtë tanë, për t’i treguar gjendjen ku ndodhet vendi dhe opozitës nuk i është lënë asnjë mundësi tjetër, të bëhet njësh me krimin që ka kapur qeverinë. Nuk do të komentojë deklaratat e askujt. Nuk merrem me komentet e deklaratat e misioneve të huaja.
Por Basha tha se nuk do ti komentojë deklaratat e ndërkombëtarëve ku Flenckestein tha se kryetarja e Lsi nuk u soll si një “Zonjë e Parë”, po tha se “populli e ka vendosur, që të vijë një qeveri e re”.
Lideri I opozitës nuk ëshë nga ato politikanë që nuk I komenton deklaratat e ndërkombëtarëve.
AlpeNews.al ju sjell disa nga rastet ku Basha I ka kundërshtuar ndërkombëtarët dhe I ka konsideruar si mbështetë stë qeverisë:
1. Deklarata e Bashës në mbrojtje të Adriatik Llallës dhe kundër ndërkombëtarëve:
Pra, i bie që një Prokuror i Përgjithshëm të zgjidhet me votën e Saimir Tahirit dhe ky prokuror është ai që do të nxjerrë para drejtësisë Saimir Tahirin. Do ta pengojmë e të gjitha mjetet dhe format. Nuk do të pranojmë dhe nuk do të lejojmë emërimin nga Edi Rama të Prokurorit të Përgjithshëm”, tha Lulzim Basha. Kështu, kryetari i Partisë Demokratike po del kundër ndërkombëtarëve për të mbrojtur Adriatik Llallën. Misioni EURALIUS i BE dhe OPDAT i SHBA deklaruan thanë që Llalla duhet të largohet në datën e caktuar, pra 3 dhjetor.
2. Deklarata e Bashës në 2018:
Basha u shpreh se, “Partnerët ndërkombëtarë të mos bëjnë sikur nuk dinë, nuk dëgjojnë e nuk shohin. Nuk ka për te patur zgjidhje politke pa pastruar politikën nga krimi.“
3. Basha në një intervistë për Zërin e Amerikës:
Nuk presim të na zgjidhin problemet të huajt. Së pari duhet informimi i qendrave kryesore të aleatëve tanë strategjikë, Uashingtonit, Brukselit dhe partnerëve të tjerë. Sepse me investimin edhe të parave të narkomafias shqiptare është investuar në dezinformimin si të publikut ndërkombëtar, ashtu dhe të qendrave të vendimmarrjes politike.
4. Kundër ndërkombëtarëve për reformën në drejtësi:
Mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Demokratike u shoqërua me njëfarë tensioni, pasi të gjitha mediat raportuan se ata po dalin kundër vullnetit të ndërkombëtarëve për reformën në drejtësi.
Ndër të parët që nxitoi të fliste në mbledhjen e grupit ishte ish-kryeministri Sali Berisha.
Ai ishte i prerë kur deklaroi se ndërkombëtarët nuk duhet të kenë rol vendimmarrës në çështjet e drejtësisë.
Sipas tij, ndërkombëtarët mund të jenë vëzhgues, por jo vendimmarrës.
Edhe kreu i PD, Lulzim Basha përsëriti të njëjtën gjë.
Përgatiti: AlpeNews.al


