• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“NUK I DUAM VOTAT E BASHËS…”/ Manja: Amnistia do të marrë 140 vota, ndryshe s’kanë fytyrë të dalin para njerëzve
Home
Politikë

“NUK I DUAM VOTAT E BASHËS…”/ Manja: Amnistia do të marrë 140 vota, ndryshe s’kanë fytyrë të dalin para njerëzve

22 February, 2024 s.autor Politikë

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, tha se projektligji për amnistinë penale do të rikthehet në Parlament dhe do të votohet nga 140 deputetët. Edhe pse nuk dha një datë për rikthimin në seancë, Manja u shpreh i sigurt se deputetët do të reflektojnë.

“Të gjithë e kanë kthyer fjalën burg në fjalorin e tyre, por askush nuk kujtohet për kostot që ka mbajtja e një personi në burg. Nuk ka asnjë gjë të keqe që një njeri që është rehabilituar t’i bashkohet familjes së vet 6 muaj apo 1 vit para afatit”, tha Manja.

Ministri tha se socialistët nuk i duan me kusht votat e Lulzim Bashës, i cili një ditë më parë u tërhoq nga mbështetja e projektligjit.

“Nuk dua votat e Lulzim Bashës me kusht, ose për këdo tjetër. Duam votat e deputetëve, të lexojnë ligjin. Votat janë aty në atë sallë, të jeni të bindur që do të marrë 90 vota ky ligj. 140 do të marrë, sepse ndryshe nuk do të kenë fytyrë të dalin para njerëzve. Kur shkojnë nëpër zonat elektorale dhe njerëzit u kërkojnë amnisti, u premtojnë duke iu thënë se ligjin e kanë aty. Kur vijnë në Parlament pastaj transformohen”, tha Manja.

Ai shtoi se Basha ka kërkuar amnisti vetëm për protestuesit e periudhës 2018-2020.

“Vetëm për ata të vetët. Ka kërkuar amnisti për shkatërrim prone, goditje për shkak të detyrës, etj. Po për ata që protestuan më 8 janar a do të ketë amnisti?”,tha Manja.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AMNISTIA PENALE/ Çuçi: Tërhoqa ligjin në respekt të traditës, duhet votuar me konsensus
Previous article NUK IU BIND URDHRIT TË POLICISË PËR TË NDALUAR/ Arrestohet në Durrës ‘Çipuri’, ish anëtari i bandës së Gaxhait në Vlorë

s.autor

Postime të ngjashme

"S'KA MUSHKË TROJE QË NA LËKUND"/ Rama reagon pas incidentit me himnin në Pustec Breaking News

"S'KA MUSHKË TROJE QË NA LËKUND"/ Rama reagon pas incidentit me himnin në Pustec

HIMNI SHQIPTAR NUK U EKZEKUTUA GJATË AKTIVITETIT NË PUSTEC/ Reagon ASHPËR ministria: U shkel protokolli, respektimi i simboleve kombëtare nuk është… Breaking News

HIMNI SHQIPTAR NUK U EKZEKUTUA GJATË AKTIVITETIT NË PUSTEC/ Reagon ASHPËR ministria: U shkel protokolli, respektimi i simboleve kombëtare nuk është…

”EL PAÍS” i kushton një profil të veçantë Edi Ramës: Nga betejat politike te skulpturat në galeritë e Europës Politikë

”EL PAÍS” i kushton një profil të veçantë Edi Ramës: Nga betejat politike te skulpturat në galeritë e Europës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT