• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Nuk hoqi dorë nga ëndrra e saj, bëhet spikerja e parë me mbulesë në SHBA
Home
Jetë

Nuk hoqi dorë nga ëndrra e saj, bëhet spikerja e parë me mbulesë në SHBA

10 August, 2018 k.autor Jetë

Gazetarja në kanalin televiziv lokal WHBF në SHBA, Tahera Rahman, pavarësisht vështirësive ka fituar betejën duke u bërë spikerja e parë lajmeve e mbuluar me shami në SHBA.

Tahera, e cila punon në kanalin WHBF që kryen transmetime në rajonet Illinois dhe Iowa të SHBA-ve, duke folur për Anadolu Agency (AA), tha se historia e saj ka nisur në të vërtetë pas sulmeve të 11 shtatorit.

“Edhe unë ashtu sikurse i gjithë komuniteti musliman më 11 shtator jam shokuar për shkak të tragjedisë së përjetuar. Muslimanët përnjëherësh filluan të shikoheshin si armiq. Kam lindur dhe jam rritur në SHBA, por edhe komshinjtë madje na vërenin me dyshime. Në atë momente vendosa që të bëja diçka për të ndryshuar perceptimin e formuar ndaj muslimanëve”, u shpreh Tahera.

Tahera ka shpjeguar se ka zgjedhur profesionin e gazetares për shkak se është një profesion që ka fuqinë që t’i shpjegojë të gjithë botës historitë e njerëzve, dhe se për të arritur profesionin ëndërr të saj ajo ka përfunduar studimet për gazetari në Universitetin Chicago Loyola, me mbështetjen e nënës së saj me origjinë indiane dhe të babait me origjinë pakistaneze.

Ajo tregon se iu ka dhënë përgjigjen “jo” atyre të cilëve gjatë periudhës së arsimimit dhe trajnimit e pyesnin “nëse do ta heqë apo jo mbulesën për të arritur punën që ëndërronte”. Tahera është shprehur më tej se “Shumë njerëz më shprehnin se duhej të përgatitesha që të dëgjoja shumë herë përgjigjen e ‘refuzimit’. Dhe kjo që ata më kanë shprehur më ka ndodhur, sepse kam marrë përgjigje refuzimi për dhjetëra aplikime që kam kryer”.

“Pas dy aplikimeve të para pronarëve iu kam shkruar e-maile, ku i kam pyetur se çfarë duhet të bëj, dhe se si mund të bëhem një kandidate më e mirë për punën që dëshiroja. Në këtë mënyrë kam filluar të punoj më fort dhe në aplikimin e tretë e fitova punën”, ka theksuar Tahera.

Ajo shton se pasi e kishte kuptuar që për shkak të shamisë nuk do të mund të gjente një punë si gazetare në media fillimisht filloi punë në WHBF pas kamerave si “prodhuese e lajmeve” duke punuar në këtë pozicion për dy vite dhe duke mos hequr dorë nga ëndrra për t’u bërë spikere.

Tahera po ashtu ka shpjeguar se për herë të parë në ekran ka dalë më 8 shkurt dhe se ka marrë reagime pozitive nga çdo shtresë nga e gjithë bota duke përfshirë edhe nga Turqia.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Djokovic e Sharapova eliminohen nga Toronto, "shpëtojnë" Nadal e Halep
Previous article Të gjithë ''të marrosur''pas Dua Lipës/ Bukuroshes shqiptare i dedikojnë këtë dhuratë speciale në Kosovë (FOTO)

k.autor

Postime të ngjashme

STUDIMI: Foshnjat e lindura nga nëna me anemi kanë tru më të vogël Jetë

STUDIMI: Foshnjat e lindura nga nëna me anemi kanë tru më të vogël

TMERR NË FINANDË/ 27-vjeçari akuzohet për abuzim seksual online ndaj 361 fëmijëve, i kontaktonte nëpërmjet Snapchat-it dhe… Jetë

TMERR NË FINANDË/ 27-vjeçari akuzohet për abuzim seksual online ndaj 361 fëmijëve, i kontaktonte nëpërmjet Snapchat-it dhe…

TMERR NË AJËR! Ndodh edhe kjo, pasagjeri lidhet me ngjitës dhe zinxhirë në avion, zbulohet shkaku Jetë

TMERR NË AJËR! Ndodh edhe kjo, pasagjeri lidhet me ngjitës dhe zinxhirë në avion, zbulohet shkaku

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT