Kryeministri Edi Rama së bashku me presidentin e Partive Socialiste Europiane dhe përfaqësues të tjerë, ku ka folur për të ardhmen e Shqipërisë në Evropë.
“Jemi në hapat e fundit të procesit të hapjes së negociatave. Duhet që bashkimi të mbaj fjalën dhe të mundësojë dhe lëvizjen e lirë të të gjithë qytetarëve të Kosovës, pasi edhe kjo është një çështje shumë e rëndësishme që duhet diskutuar sot. Dua të theksoj se dhe presidenti i Partive Socialiste Europiane duhet të ndikojë për mirë në këtë proces”, tha Rama.
Ndërsa presidenti i Partive Socialiste Europiane, Stanishev, deklaroi: Unë besoj se do të ketë përparim për çdo shtet të ballaknit, duke e marrë në veçanti. Shtetasit e Kosovës duhet që të lëvizin të lirë, ne presim që kjo të ndodh.
Ndërsa në seancën e pyetjeve përgjigje Rama u pyet dhe për zhvillimet e brendshme dhe për protestën e opozitës. Rama në të gjithë pyetjet për opozitën, u përgjigj me frazën se nuk flet për opozitën kur është me njerëz që din anglisht.
Mediat greke kanë shkruan se ngadalësimi i negociatave?
Vetëm komentin që kam pasur të drejtë i vizitorit të shquar që tha se janë rtë mirë në këtë vend por prodhojnë më shumë histori seç tresin.
Si i përgjigjeni akuzave të Bashës që ju keni uzurpuar shtetit?
Problemi im sot gjatë gjithë këtyre ditëve, ka qenë zgjidhja që duhet tu japim atyre që janë subjekt i pagesës. Plus që unë kur jam me ata që flasin anglisht nuk flas asnjë fjalë për opozitën.
Komisioni i Tahirit, mos ishte për të tërhequr vëmendjen?
Kur unë flas anglisht dhe jam me miq që kuptojnë anglisht, nuk merrem me opozitën e vendit tim.
Pyetje për Stanishev: Integrimin e vendet të ballaknit në BE?
Pa dashur të ndërhyjë në punët e brendshme, dua të ndaj pikëpamjet e mia kur këto lidhen me integrimin. Në Ballkan marrëdhëniet janë shumë emocionale. Kur bëhet fjalë përparësitë europiane të vendit gjithmonë gjendet një rrugë duhet gjetur një pikë e përbashkët. Opozita gjithmonë qeverinë në pikat e dobëta, por duhet të ketë një kufi.


