• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“NUK ËSHTË VIRUSI QË PO NA VRET”/ Hetem Ramadani: Koronavirusi u përdor për të kontrolluar njerëzit, për të shitur ilaçet… dhe futur frikën njerëzimit
Home
Sociale

“NUK ËSHTË VIRUSI QË PO NA VRET”/ Hetem Ramadani: Koronavirusi u përdor për të kontrolluar njerëzit, për të shitur ilaçet… dhe futur frikën njerëzimit

23 May, 2020 s.autor Aktualitet, Sociale

Pandemia e Covid-19 u përdor për të kontrolluar njerëzit nga grupe të mëdha interesi. I këtij mendimi është aplikuesi i mjekësisë alternative Hetem Ramadani i cili në asnjë moment nuk është izoluar.

I ftuar në emisionin “Hipokrati në Top Channel” Ramadani shpjegoi se ajo që po i vret vërtetë njerëzit nuk është në fakt virusi.

“Nuk është virusi që po na vret, po një sistem i dobët imunitar që vjen nga kequshqyerja, stili i jetës i keqpërdorur dhe i ngarkuar duke bërë që Covid 19 të gjej hapësirë në këto trupa. Ky virus u aktivizua për shkak të propagandës dhe fokusit që i është dhënë në media.

Në Amerikë vdesin 1500 vetë në ditë sipas CNN për shkak të kequshqyerjes dhe asnjëherë nuk u tha hajde të bëjmë një lockdown (mbyllje). Grupet e interesit që qëndrojnë pas saj janë kompanitë farmaceutike, industritë ushqimore, flas për ato që prodhojnë junkfood.

Dhe kjo propagandë detyroi njerëzit të fokuson të marrin gjithë rezervat ushqimore të këtyre kompanive farmaceutike dhe ushqimore, si rrjedhojë këto dy biznese u pastruan dhe lulëzuan.

Gjithë kjo pandemi u përdor për të kontrolluar njerëzit dhe për të kufizuar liritë dhe të drejtat e njerëzve, ky është një eksperiment se si mundet një person të manipulohet për arsyet dhe qëllimet të grupeve të interesit, sipas mendimit tim.

Frika është instrumenti më i mirëpër të arritur qëllime të shpejta, dhe kompani farmaceutike, pushteti etj e kanë përdorur frikën e njeriut për të arrit qëllimet e tyre”.

Ramadani: Bill Gates po e përdor për qëllime të tjera

“Pasojat e vaksinës për Covid 19 kanë për të qenë shumë të rënda, vaksina është provë që do përdoret në trupin tonë. Në ndër arsyet e autizmit janë vaksinat, më parë kanë qenë në qarkullim shumë pak vaksina rreth tre, tani janë mbi 11. Tani cdo gjë shoqërohet me vaksina, por pasojat e vaksinës nuk na i tregon njeri.

Në një intervistë madje kam folur edhe për propagandën që është duke i bërë Bill Gates vaksinave, ai po rrit në mënyrë eksponenciale kancerin, autizmin dhe sëmundje të tjera duke dhënë 10 miliardë lekë për vaksinë. Bill Gates me një qëllim të caktuar po bën një të keqe për njerëzimin. Ai ka folur në vitin 2018 madje që duhet të ulim popullsinë botërore deri në 15% me anë të një vaksine që të zvogëlohet fertiliteti i grave. Pra në fund qëllimi është një lojë e madhe”.
Ramadani: Unë e kalova virusin që në shkurt

Vetë Ramadani pohoi gatë intervistës në emisionin “Hipokrati” se e ka kaluar coronavirus që në shkurt të këtij viti se dhe në asnjë moment nuk është izoluar, as ai e as familjarët e tij.

“Unë besoj që jam infektuar po nuk e kam ndjer, gjatë muajit shkurt, kisha kollë dhe vetëm kaq. Mendoj se 70-80% e shqiptarëve e kanë kaluar, kurse statistikat botërore tregojnë se shumica e kanë kaluar këtë virus pa simptoma. Unë nuk u izolova asnjë sekond, kam pasur kontakt me njerëz të tjerë, dhe nuk kam vënë asnjëherë maskë. Madje dhe vajzën nuk e kam izoluar, e kam marrë me vete në supermarket.

Kam dëgjuar komente se si po e lejoj vajzën të shkoj në supermarket. Por unë duke e ditur se si ushqehet vajza ime dhe duke i besuar teorisë sime nuk e kam izoluar. Teoria dhe përvoja ime ishte më e fuqishme se sa shkalla e propagandës nga ana e qeverive për të më frikësuar”-u shpreh mjeku alternativ.

Sipas tij izolimi ka për të shkaktuar pasoja shumë më të rënda psikologjike se vetë virusi.

“Maskat që na vunë ishin në mënyrë metaforike për të na mbyllur gojën por jo për efekt mbrojtës, ka shumë studime shkencore që tregojnë që maskat ishin të pakuptimta. Edhe respiratoret i vranë njerëzit dhe nuk u përdorën për tu shpëtuar, respiratori krijon presion në mushkëri dhe i mbyt pacientët. Vaksinë-virus-respirator të tre këto komponent krijuan në mendjen tonë frikën. Izolimi ka për të na lënë pasoja të rënda psikologjike. 70% e vdekjeve që kanë ardh kanë qenë si pasojë e izolimit në këtë periudhë. Stresi, ankthi dhe pasiguria jonë për një valë të dytë infektimi po përdoren në mënyrë dashakaqe”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article COVID-19/ Kurti bisedë telefonike me kryeministrin teknik maqedonas: Bashkëpunim për arritjen e qëllimeve rajonale
Previous article DREJTORIA E TRANSPORTIT JEP NJOFTIMIN E RËNDËSISHËM/ Ç’duhet të bëni kur keni shitur një makinë por nuk keni bërë kalimin e pronësisë

s.autor

Postime të ngjashme

PROTESTA/ Rrugët e Tiranës plot me qytetarë që marshojnë me thirrjet: Rama, jep dorëheqjen Aktualitet

PROTESTA/ Rrugët e Tiranës plot me qytetarë që marshojnë me thirrjet: Rama, jep dorëheqjen

"U THA SHOKËVE SE KA FITUAR 500 MIJË EURO"/ Detaje të reja rreth zhdukjes së Eglantit Aktualitet

"U THA SHOKËVE SE KA FITUAR 500 MIJË EURO"/ Detaje të reja rreth zhdukjes së Eglantit

SHAU DHE HYRI MES PROTESTUESVE ME PITBULL/ Kush është djali i ish-deputetit të PS që bëri turmën t'i vihej pas Aktualitet

SHAU DHE HYRI MES PROTESTUESVE ME PITBULL/ Kush është djali i ish-deputetit të PS që bëri turmën t'i vihej pas

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT