• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“NUK ËSHTË NË INTERES TË ASNJËRËS”/ OKB: Tensionet në Gaza mund të çojnë në pasoja katastrofike
Home
Nderkombetare

“NUK ËSHTË NË INTERES TË ASNJËRËS”/ OKB: Tensionet në Gaza mund të çojnë në pasoja katastrofike

27 March, 2019 k.autor Botë, Nderkombetare

Koordinatori Special i Procesit të Paqes në Lindjen e Mesme i Kombeve të Bashkuara, Nickolay Mladenov, shprehu shqetësime se tensionet në Gaza mund të çojnë në pasoja katastrofike.

Duke folur në Keshillin e Sigurimit të OKB-së, Mladenov tha se përplasja e re në Gaza nuk do të jetë në interes të asnjërës palë dhe paralajmëroi Palestinën dhe Izraelin se konflikti do të krijojë “pasoja shkatërruese” në rajon.

“Mund të përballemi me një tension të rrezikshëm që mund të rezultojë edhe një herë me një katastrofë në Gaza. Ngjarjet në dy ditët e fundit treguan se sa jemi afër pragut të luftës”, tha Mladenov, duke bërë thirrje për ruajtjen e qetësisë.

Mladenov theksoi nevojën për ndalimin e raketave të shkrepura nga Gaza në drejtim të Izraelit, ndërsa po ashtu u bëri thirrje forcave izraelite të përmbahen.

Ndryshe, qeveria izraelite mbylli dy porta kufitare të Gazës pasi shtatë persona u plagosën dje në mëngjes si pasojë e një rakete që ra në veri të Tel Avivit.

Presidenti amerikan Donald Trump dje firmosi një dekret që “zyrtarisht njeh sovranitetin izraelit mbi Lartësirat e Golanit”, përkundër rezolutës 497 të OKB-së të miratuar në vitin 1981, e cila e cilëson si të paligshëm pushtimin izraelit të këtij rajoni.

Izraeli prej vitit 1967 mban nën pushtim Lartësirat e Golanit, të cilat janë rajon i Sirisë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "JEMI VETËM TI EDHE UNË"/ Khloe Kardashian publikon foton me të bijën me fjalët që i prekën të gjithë
Previous article NGA BANJA ME UJË TË KRIPUR TEK.../ Si të eliminoni puçrrat e shpinës me këto 4 hapa

k.autor

Postime të ngjashme

TERROR NË FRANCË/ Të shtëna me armë drejt kalimtarëve, një i vdekur dhe katër të plagosur Botë

TERROR NË FRANCË/ Të shtëna me armë drejt kalimtarëve, një i vdekur dhe katër të plagosur

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën Botë

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën

ARABIA SAUDITE NË SULMET HUTHI/ 13 të vdekur nga goditja në aeroportin e Riadit Botë

ARABIA SAUDITE NË SULMET HUTHI/ 13 të vdekur nga goditja në aeroportin e Riadit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT