• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“NUK ËSHTË HAKMARRJE…”/Trump reagon pas akuzave ndaj ish-drejtorit të FBI-së: Do të ketë edhe të tjerë
Home
Nderkombetare

“NUK ËSHTË HAKMARRJE…”/Trump reagon pas akuzave ndaj ish-drejtorit të FBI-së: Do të ketë edhe të tjerë

26 September, 2025 s.autor Botë, Nderkombetare

Presidenti amerikan Donald Trump ka komentuar aktakuzën e ish-drejtorit të FBI-së, James Comey, duke deklaruar se pret që edhe figura të tjera nga kampi i kundërshtarëve politikë të përballen me drejtësinë.

“Nuk është se kam një listë, por mendoj se do të ketë të tjerë,” tha Trump për gazetarin e CNN, Kevin Liptak, të premten, ndërsa largohej nga Shtëpia e Bardhë për të marrë pjesë në Ryder Cup në New York.

Trump e përshkroi Comey-n dhe të tjerë si “radikalë të majtë të korruptuar” që, sipas tij, e kanë politizuar sistemin e drejtësisë si askush më parë në historinë e SHBA.

“Ajo që kanë bërë është e tmerrshme. Unë shpresoj që të ketë edhe të tjerë [të akuzuar], sepse nuk mund ta lejojmë që kjo të ndodhë në një vend si ky,”shtoi ai.

Departamenti i Drejtësisë e akuzoi zyrtarisht James Comey-n të enjten, vetëm pak ditë pasi Trump kishte kërkuar publikisht që ai të ndiqej penalisht. Kjo lëvizje u shoqërua me largimin e një prokurori që kishte kundërshtuar aktakuzën – një hap që u interpretua gjerësisht si një përpjekje e paprecedent për të ndëshkuar kundërshtarët politikë të Presidentit.

Comey përballet me dy akuza për deklarata të rreme përpara Kongresit. Në dëshminë e tij të vitit 2020 përpara Senatit, ai kishte mohuar se kishte autorizuar rrjedhje informacioni në media gjatë kohës që drejtonte FBI-në. Sipas aktakuzës, Comey kishte autorizuar një kontakt të shërbente si burim anonim për raportime mediatike gjatë hetimeve për fushatën e vitit 2016.

Duke folur për rastin, Trump u shpreh se provat ndaj Comey-t janë të qarta: “Është një rast i thjeshtë. Ai gënjeu. Ai e dinte rëndësinë e pyetjes që iu bë [në Senat] dhe mendoi se do t’ia hidhte pa u kapur. Por u kap,” tha Trump.

Presidenti këmbënguli se ky proces nuk është hakmarrje, por “drejtësi e domosdoshme”.

“Nuk është për hakmarrje. Është për drejtësi. Nuk mund të lejojmë që këta njerëz radikalë të vazhdojnë të bëjnë çfarë të duan,” përfundoi ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AKSIDENT NË BERAT/ Makina del nga rruga, humb jetën shoferi dhe plagosen 2 pasagjerët (EMRAT)
Previous article KY ËSHTË SHTETI MË I LUMTUR NË BOTË/ I treti më i lumtur dhe një pagë mesatare 4500 euro

s.autor

Postime të ngjashme

DRONI GODET KHERSONIN DHE LË NJË VIKTIMË/ Zelensky propozon takim të drejtpërdrejtë me Putinin Botë

DRONI GODET KHERSONIN DHE LË NJË VIKTIMË/ Zelensky propozon takim të drejtpërdrejtë me Putinin

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit Aktualitet

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit

SAMITI I NATO-s NË ANKARA/ Rubio njofton pjesëmarrjen e presidentit Trump: Është nga më të rëndësishmit në histori, do sqarohen disa çështje që… Botë

SAMITI I NATO-s NË ANKARA/ Rubio njofton pjesëmarrjen e presidentit Trump: Është nga më të rëndësishmit në histori, do sqarohen disa çështje që…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT