• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Nuk është fillimi i Luftës së Tretë Botërore. Por ka një rrezik të madh nga raketat në Siri
Home
Nderkombetare

Nuk është fillimi i Luftës së Tretë Botërore. Por ka një rrezik të madh nga raketat në Siri

15 April, 2018 Ina.Autor Botë, Nderkombetare

Jo, nuk është fillimi i Luftës së Dytë Botërore. Sulmi i raketave në Siri dhe kryeqytetin Damask ka përfunduar dhe tashmë shihet ajo që ishte kuptuar prej ditësh, që kur në mënyrë impulsive, Donald Trump kishte paralajmëruar një sulm “brenda 24 ose 48 orësh”: Ushtria amerikane dhe rusët ishin kujdesur për një “dekonfliktizim”, pra të shmangnin kushtet e një konflikti të drejtpërdrejtë.

Në planet e parashtruara nga Trump në orën 21 të Uashingtonit dhe konfirmuar nga Londra dhe Parisi, synimi është që të përsëriten këto sulme në distancë, duke u kujdesur shumë për të shmangur përplasjet e drejtpërdrejta me aeroplanë ose trupa ruse, që tani kanë mbushur Sirinë dhe kanë kontrollin e vërtetë të forcave të armatosura siriane.

Sulmi pra është demonstrues, një operacion “frenimi”, siç ka thënë Theresa May, kundër përdorimit në të ardhmen të armëve kimike nga ana e diktatorit – përbindësh e quan Trumpi – Bashar Assad, duke marrë të mirëqenë që janë përdorur vërtetë.

Eshtë ai lloj operacionesh ushtarake që është përdorur tashmë në të kaluarën, me asnjë rezultat tjetër përveç shtimit të pranisë së forcave ruse dhe iraniane, në mbështetje të Assadit.

Por në paqartësinë e objektivave strategjike, në mungesën totale të rezultateve konkrete që mund të shfrytëzohen për të zgjidhur lëmshin e përgjakur sirian, fushata ajrore e kërkuar nga një president amerikan që kishte nevojë urgjente për një shpërqëndrim, me qëllim që të dilte prej kafazit të hetimit që po i shtrëngohet si lak përreth fytit, gjendet edhe rreziku i madh i këtij operacioni.

Rreziku është incidenti, i paparashikuar, raketa “idiote” që godet një repart rus, një bazë iraniane, një bazë ajrore me mjete ruse apo, e kundërta, raketa kundërajrore ruse që rrëzon një avion amerikan apo anglez, ose godet një anije.

Planifikuesit e kësaj fushate janë përpjekur të minimizojnë rreziqet duke përdorur raketa të lëshuara nga anijet, apo avionët larg prej qiejt apo ujërat siriane, si dhe kanë bërë premtime për të shmangur dëmet kolaterale, domethënë vrasjen e civilëve. Por vetëm dy rezultate mund të dalin nga këto aventura: asgjë, duke e lënë Assadin në mburojën e rusëve, që SHBA nuk guxojnë ta sulmojnë. Apo incidenti, shkëndija që askush nuk e do.

Historia ka një listë të gjatë luftërash të nisura “rastësisht”. Dhe operacioni, sipas Pentagonit, mund të rifillojë. Dhe rreziku i të paparashikuesmes rritet. /La Repubblica – Bota.al/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Mali i Zi zgjedh sot presidentin, shqiptarët mbështesin Gjukanoviç
Previous article Kryeministri Rama publikon shkrimin/ ‘’Shqipëria ka qenë e fshehur nën hundën tonë gjithë këtë kohë’’

Ina.Autor

Postime të ngjashme

MESAZH NGA LAMPEDUSA/ Papa Leo XIV: Evropa ka përgjegjësi të mbrojë dhe të integrojë emigrantët Botë

MESAZH NGA LAMPEDUSA/ Papa Leo XIV: Evropa ka përgjegjësi të mbrojë dhe të integrojë emigrantët

250-VJETORI I PAVARËSISË SË AMERIKËS/ Mbreti Charles: Britania dhe SHBA mbrojnë vlerat e përbashkëta Botë

250-VJETORI I PAVARËSISË SË AMERIKËS/ Mbreti Charles: Britania dhe SHBA mbrojnë vlerat e përbashkëta

TRUMP NË DAKOTËN E JUGUT/ Fjalim patriotik për 250-vjetorin e SHBA-së. Mesazhe të forta politike për rrezikun nga komunizmi Botë

TRUMP NË DAKOTËN E JUGUT/ Fjalim patriotik për 250-vjetorin e SHBA-së. Mesazhe të forta politike për rrezikun nga komunizmi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT