• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Nuk e prisnit këtë për gratë SHQIPTARE! Të parat në Europë për… (FOTO)
Home
Sociale

Nuk e prisnit këtë për gratë SHQIPTARE! Të parat në Europë për… (FOTO)

27 March, 2018 F.autor Aktualitet, Sociale

Shqipëria ka përqindjen më të lartë në Europë të grave që janë diplomuar në Shkencë, Teknologji, Inxhinieri; apo Matematikë.

Pesha e të diplomuarave në këto disiplina në 2015-n ishte 53.1%. Më konkretisht, është i vetmi vend i Europës, ku diplomohen më shumë gra se burra në shkencat ekzakte.

Një studim i fundit nga dy psikologë dhe kërkues nga Universiteti i Misurit dhe i Leeds Beckett ka dalë në përfundimin se barazia gjinore mban larg gratë nga shkenca. Ata e kanë quajtur këto fenomen “paradoksi i barazisë gjinore”.

Ata i drejtohen fenomenit se sa më shumë gratë të kenë arritur barazinë gjinore në një shoqëri, aq më pak zgjedhin që të studiojnë në profile si Shkenca, Teknologji, Inxhinieri apo Matematikë, duke krijuar kështu një lidhje negative midis këtyre dy treguesve.
Nga grafiku që ka publikuar InfoData e IlSole 24 ore, pas Shqipërisë, përqindjen më të lartë të grave të diplomuara në një nga drejtimet e mësipërme e ka Maqedonia, me 45.1%.

Përqindjen më të lartë të grave të diplomuara në shkenca e kanë kryesisht vendet e Europës Lindore, ndërsa më të ulëtën ato të Europës Perëndimore.

Përqindjen më të ulët të grave të diplomuara në shkenca e mban Luksemburgu me 21.8% dhe Zvicra me 22.73%, megjithëse për sa i përket indeksit të barazisë gjinore kanë shënuar pikë të larta.

Shqipëria, edhe pse krahasuar me rajonin, është e pozicionuar më mirë për sa i përket barazisë gjinore, ka përqindjen më të lartë të grave shkencëtare.

Vendet me barazi më të lartë janë vendet nordike, Finlanda dhe Norvegjia. Por edhe pse gratë kanë arritur pozitën që duan në shoqëritë e këtyre vendeve, vetëm 27 dhe 29 për qind e grave kanë zgjedhur që të kenë një karrierë në shkencë. /Monitor

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Euro bën kthesën e madhe, fillon rritjen
Previous article VIP-at flasin “pa dorashka”, tregojnë se në ç’moshë kanë humbur virgjërinë (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

ERDHËN PËR PUSHIME/ 6 italianë dhunohen nga një grup shqiptarësh në Tiranë: Na kërcënuan me thikë… Aktualitet

ERDHËN PËR PUSHIME/ 6 italianë dhunohen nga një grup shqiptarësh në Tiranë: Na kërcënuan me thikë…

NDËRTOI KOMPLEKS LUKSOZ NË KEPIN E RODONIT/ Prokuroria dërgon për gjykim ish-kryeinspektorin e IMT-së, Ardian Halili dhe një ish-vartës Aktualitet

NDËRTOI KOMPLEKS LUKSOZ NË KEPIN E RODONIT/ Prokuroria dërgon për gjykim ish-kryeinspektorin e IMT-së, Ardian Halili dhe një ish-vartës

DIGJEN DY BANESA NË BERAT/ Flakët përfshijnë edhe një shtëpi monument kulture. Zjarri dyshohet i qëllimshëm Aktualitet

DIGJEN DY BANESA NË BERAT/ Flakët përfshijnë edhe një shtëpi monument kulture. Zjarri dyshohet i qëllimshëm

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT