• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NUK E PËRMBAN VETEN/ Dash Shehi SHERR me Shalsin: Legen, jam 64-vjeç dhe kam 30-vjet në këtë parlament
Home
Politikë

NUK E PËRMBAN VETEN/ Dash Shehi SHERR me Shalsin: Legen, jam 64-vjeç dhe kam 30-vjet në këtë parlament

25 October, 2021 s.autor Politikë

Mbledhja e Komisionit të Ekonomisë, ku u diskutua nisma e qeverisë për marrjen e Eurobondit, u mbyll me debate të ashpra mes kryetarit të Komisionit, Eduart Shalsi dhe deputetit të opozitës, Dashamir Shehi.

Ishte kryetari Shalsi, i cili i kërkoi në fund të mbledhjes deputetit opozitar që të mos qeshte kur flisnin kolegët e maxhorancës. Duke iu referuar një ironie të bërë prej Dash Shehut në momentin që po fliste ish-ministrja e Financave, Anila Denaj.

Kjo bëri që kreu i LZHK të dilte nga vetja dhe ta quante Shalsin legen, dhe kërkoi prej tij që mos t’i bënte më kurrë moral, pasi ka qenë shembull i edukatës në parlamentin shqiptar këto 30-vjet.

Pjesë nga debati:

Eduard Shalsi: Unë nuk besoj se as zoti Shehi, as ndonjë deputet tjetër nuk ka nevojë për avokati në këtë komision. Për mua është e rëndësishme është që edhe kur nuk biem dakord mos të biem në mënyrë të papëlqyeshme. Konstatova dy fakte dhe shpreha dy shqetësime, sikundër që çdonjëri prej jush është i bindur t’i thotë. Unë kam përgjegjësinë të moderoj këtu por nuk kam asnjë të drejtë mbi ju.

Shpreh bindjen se Komisioni do të vijojë me profesionalizëm duke kundërshtuar njëri-tjetrin, por duke qenë të papëlqyeshëm për njëri tjetër. Nëse dikush do të ndërtojë një objeksion, do të bëjë ironi, do qeshi do të marrë një fjaë apo kundërshti nga personi tjetër, atëherë natyrisht, por mua nuk më shqetësojnë debatet konstruktive, as shpotitë dhe as të qeshurat ndonjëherë për sa kohë nuk janë dashakeqe, sikundër nuk ishte dhe rasti konkret.

Dashamir Shehi: Shiko po ja kursej këtyre kolegëve këtë muhabetin sepse është i kot ky moralizmi. Këtu nuk je pronari i fronit këtu. Për gjestet e pahijshme që bëjmë ne mbajmë përgjegjësi personale. Zonjën e njoh që fëmijë dhe nuk pas qëllim as të qeshë dhe as ta poshtërojë. Ky është një budallallëk i kot. Pse qeshe ti? Unë mund të qesh dhe kur thua ti ndonjë fjalë. Jam 64-vjeç, kam 30-vjet në këtë parlament, mos e bë më dhe kaq. Mos e bë më dhe kaq, legen!

Eduart Shalsi: Çfarë mos të bëj më?

Dashamir Shehi: Po më jep mua leksion ti për edukatën klëtu në parlament. Kam qenë shembulli i edukatës këto 30-vjet.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "NË KATËR VITE..."/ Ardian Çela: S’do preket tarifa e energjisë për 1 milion abonentë që furnizohen nga OSHEE
Previous article "I BARDHË SI BORA..."/ Fansja e Berishës poezi prekëse për Bashën: Në shekuj do mbetesh flori se nuk tretesh o lider

s.autor

Postime të ngjashme

ZBULOHET RAPORTI I SHISH PËR KUVENDIN/ Ja rreziqet e sigurisë kombëtare. Akuzat e opozitës, Vlora Hyseni: Po dezinformoni për interesa politike Politikë

ZBULOHET RAPORTI I SHISH PËR KUVENDIN/ Ja rreziqet e sigurisë kombëtare. Akuzat e opozitës, Vlora Hyseni: Po dezinformoni për interesa politike

PAMJET/ Marrëveshja e Edi Ramës me Jared Kushner ndez fushatën në SHBA Politikë

PAMJET/ Marrëveshja e Edi Ramës me Jared Kushner ndez fushatën në SHBA

"DIVORCOHEN" META-CAKRANI/ Avokati: Na humbi besimi tek njëri-tjetri Politikë

"DIVORCOHEN" META-CAKRANI/ Avokati: Na humbi besimi tek njëri-tjetri

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT