• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NUK E PËRMBAJNË VETEN STUDENTËT/ Shpallet gjendja e jashtëzakonshme në Miami Beach. Ja ARSYEJA (PAMJET)
Home
Jetë

NUK E PËRMBAJNË VETEN STUDENTËT/ Shpallet gjendja e jashtëzakonshme në Miami Beach. Ja ARSYEJA (PAMJET)

25 March, 2022 s.autor Jetë

Zyrtarët e qytezës turistike Miami Beach, kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme dhe kanë vendosur orë policore në qytet, për shkak të sjelljes së shfrenuar të studentëve që kalojnë aty pushimet e pranverës.

Çdo vit, qindra mijëra studentë nga universitetet amerikane zgjedhin shtetin e Floridës për të kaluar pushimet, duke “pushtuar” plazhet dhe pikat kryesore turistike. Vala e të rinjve që kërkonin diell, alkool dhe festa nuk u ndal as në vitet e pandemisë, për shkak se Florida gjithmonë refuzoi të vinte në zbatim masa të rrepta.

Sipas kryebashkiakut Dan Gelber, ora policore nis të enjten pas mesnate dhe zgjat deri të hënën në orën 6 të mëngjesit. Ajo do të përsëritet edhe në fundjavën e ardhshme.

Vendimi u mor pas dy incidenteve me armë gjatë fundjavës së kaluar, ku mbetën të plagosur 5 vetë, në bulevardin e famshëm “Ocean Drive”. “Nëse doni të shihni si duket një kryebashkiak i inatosur, më shihni mua”, tha Gelber në një konferencë për mediat. “Është mbushur kupa, ajo që po shohim dhe ndjejmë është e papranueshme”. Autoritetet kanë anuluar edhe evenimentet e planifikuara, si koncerte apo aktivitete të tjera.

Shefi i policisë, Richard Clements, tha të hënën se që prej nisjes së sezonit të pushimeve në shkurt, 9 efektivë janë plagosur. Kryebashkiaku Gelber tha gjithashtu se përgjatë fundjavës së kaluar janë sekuestruar 100 pistoleta. Sipas autoriteteve lokale, këtë vit mendohet se 570 mijë studentë do të mbërrijnë në Florida.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "NUK JE I VARFËR ME 140 EURO"/ Habit me deklaratën e radhës, ministra e Financave e ul akoma shifrën: Mjaftojnë 126 euro
Previous article E FUNDIT/ Gjykata njeh Kuvendin e 11 dhjetorit të Berishës, shkarkohen strukturat drejtuese të PD

s.autor

Postime të ngjashme

SHOKUESE NË BRAZIL/ Influencerja 22-vjeçare vdes pak javë pas operacionit për gjoksin, ja për çfarë dyshohet dhe misteri i ngjarjes Jetë

SHOKUESE NË BRAZIL/ Influencerja 22-vjeçare vdes pak javë pas operacionit për gjoksin, ja për çfarë dyshohet dhe misteri i ngjarjes

STUDIMI: Foshnjat e lindura nga nëna me anemi kanë tru më të vogël Jetë

STUDIMI: Foshnjat e lindura nga nëna me anemi kanë tru më të vogël

TMERR NË FINANDË/ 27-vjeçari akuzohet për abuzim seksual online ndaj 361 fëmijëve, i kontaktonte nëpërmjet Snapchat-it dhe… Jetë

TMERR NË FINANDË/ 27-vjeçari akuzohet për abuzim seksual online ndaj 361 fëmijëve, i kontaktonte nëpërmjet Snapchat-it dhe…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT