• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“NUK E NJOH 13 TETORIN”/ Rama: Gati për dialog me opozitën, por jo për zgjedhje të parakohshme
Home
Politikë

“NUK E NJOH 13 TETORIN”/ Rama: Gati për dialog me opozitën, por jo për zgjedhje të parakohshme

17 July, 2019 F.autor Breaking News, Politikë

Prononcimi i plotë i Edi Ramës
Më vjen keq  që keni pritur kaq gjatë, por kemi pasur një diskutim të gjatë me pjesëmarrjen e të gjithëve për të vijuar procesin e brendshëm sepse kemi mësuar se pas cdo procesi zgjedhor pavarësisht fitores është shumë e rëndësishme të kuptojmë se ku janë problemet që duhen trajtuar dhe të përpiqemi të lexojmë votën, pritshmërinë, atë që është baza e formësimit të qasje strategjike, elektorati.  Diskutimi është lidhur me ndërtimin e strategjisë afatmesme dhe afatshkurtër dhe konsideruar si afatmesërm zgjedhjet e qershorit të 2021 dhe si afat shkurtër të gjithë procesin e brendshëm brenda në PS-së, kombinuar me procesin e administrimit të të gjithë këtyre territoreve që tani më i janë besuar drejtueve socialistë në bashkitë e republikës

A kishte vend për tërheqje veshi?
Ne ndryshe nga sa thuhet shumë gabimisht, diskutojmë hapur dhe nuk ja përtojmë tërhqjen e veshit njëri tjetrit. Jemi ballafaquar me të gjithë elementët dhe të gjitha përgjegjësitë që secili ka në këtë proces që kemi luksin që ta zhvillojmë edhe në një kohë përpara vitit të ri politik në shtator.

Cilat kanë qenë problematikat?
Kemi bërë një diskutim me strategjinë sepse jemi një organizatë që funksionojmë në bazë strategjie, pastaj hap pas hapi vijnë edhe lëvizjet taktike. Kemi dakordësuar që është shumë e rëndësishme të ngremë në një nivel të ri dialogun me të gjithë, me qytetarët me sipërmarrjen, me njerëzit e zakonshëm në cdo sektor pavarësisht bindjeve dhe përkatësive të tyre. Dialogun e brendshëm në parti që do të nisë shumë itensivisht edhe në funksion të zgjedhjeve, dialogun me opozitën parlamentare dhe patjetër me atë jashtë parlamentare.

Marrëveshje për negociatat?
Ne jemi të disponueshëm për tu ulur në tryezë për të diskutuar për sfidat e vendit dhe cka është e rëndësishme në funksion të rregullave të lojës. Përsa i përket Kushtetutës, ligjshmërisë nga njëra anë dhe mandatit tonë qeverisës sonë nuk janë cështje që i kemi në diskutim me askënd tjetër. Jemi një shumicë që kemi detyrim që të forcojmë kulturën e ligjit dhe ligjshmërinë në cdo aspekt dhe që kemi detyrim që të mbajmë me nder dhe dinjitet një mandat që na është dhënë deri në 2021.

Emri i ri i KLSH-së?
Nuk jam në dijeni për këtë propozim për këtë po e dëgjoj, pasi ka ndodhur kur kemi qenë në mbledhje

Por për 13 Tetorin?
Zgjedhjet janë bërë në 30 Qershor jemi shumë të angazhuar për të filluar mbarë procesin e qeverisjes vendore për këtë kemi ngritur edhe këshilla drejtues, nga unë, Balla dhe Ruci. Ky është fokusi jonë. Ne e kemi sfidën me problemet e vendit dhe të njerëzve dhe jo të opozitës jashtë parlamentare apo Presidencës. 13 tetori për mua është njëlloj si 12 tetori, 14 tetori, si 22 dhjetor, nuk njoh ndonjë 13 tetor.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TË RINJTË SHQIPTARË KRENOJNË/ Fitojnë çmimin e dytë të Robotikës në Meksikë
Previous article PËRFUNDON MBLEDHJA E KRYESISË/ Rama: Patëm një diskutim të gjatë. Pas fitores shohim...

F.autor

Postime të ngjashme

VRASJA E BIZNESMENIT ARDIAN NIKULAJ/ Zbardhet dëshmua e portugezit Saraiva në Apel: Jam i papërgatitur dhe i verbër, u dënova pa… Aktualitet

VRASJA E BIZNESMENIT ARDIAN NIKULAJ/ Zbardhet dëshmua e portugezit Saraiva në Apel: Jam i papërgatitur dhe i verbër, u dënova pa…

TË TJERA DETAJE/ Vrasja e Urim Fikut në Bulqizë, policia gjen një kallashnikov dhe gëzhoja në banesë Aktualitet

TË TJERA DETAJE/ Vrasja e Urim Fikut në Bulqizë, policia gjen një kallashnikov dhe gëzhoja në banesë

"MË OFRUAN PARA"/ “Skifteri” shqiptar publikon bisedat me gazetarët anglezë: Ja çfarë i kërkova Nigel Farage Aktualitet

"MË OFRUAN PARA"/ “Skifteri” shqiptar publikon bisedat me gazetarët anglezë: Ja çfarë i kërkova Nigel Farage

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT