Fituesja e Big Brother 9 ka bërë një transformim rrënjësor që e ka bërë të duket krejtësisht ndryshe nga sa ishim mësuar ta shikonim deri tani. Në fakt sëbashku me bashkëshortin e saj të ligjshëm Danjelin, Fotinia duket se ka gjetur frymëzim për të bërë ndryshim në look-un e saj.
Fotinia iu prezantua publikut si një bionde mjaft tërheqëse, por tashmë flokët e saj nuk duken njësoj. Gjatë një publikimi të një fotoje në Instagram dhe të fotove të publikuara krah reperit Capital T Fotinia zbuloi pamjen e saj të re. Ish-banorja e “Big Brother” ka hequr dorë nga flokët biondë dhe është kthyer në brune. Mos ndoshta është ndikuar nga thënia se po ishe bjonde nuk je dhe aq e zgjuar?! Ndoshta mbetet për t’u parë./ Përgatiti: AlpeNews.al



