• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“NUK E KEMI PARË DIELLIN QË NË SHKURT”/ Dalin pamjet nga fabrika e çelikut të Mariupolit ku strehohen mijëra qytetarë
Home
Nderkombetare

“NUK E KEMI PARË DIELLIN QË NË SHKURT”/ Dalin pamjet nga fabrika e çelikut të Mariupolit ku strehohen mijëra qytetarë

23 April, 2022 s.autor Aktualitet, Botë, Nderkombetare

Prej disa javësh fabrika e çelikut Azovstal në qytetin rrethuar nga rusët, Mariupol është kthyer në strehë për mijëra banorë. Fabrika është bastioni i fundit i ukrainasve, ndërsa rusët bëjnë thirrje vazhdimisht për dorëzim. Në fabrikë ndodhen gjithashtu edhe ushtarët.

Në pamjet e publikuara së fundmi nga regjimenti Azov i Ukrainës supozohet se tregojnë luftëtarët duke sjellë ushqim dhe ndihma për gratë dhe fëmijët që strehohen në një nga bunkerët nëntokësorë në uzinën Azovstal, pjesa e fundit e Mariupolit që nuk është nën kontrollin rus.

Në pamje, shihen gra dhe fëmijë, në një dhomë të mbushur me njerëz. Ata thonë se tani po u mungon ushqimi dhe uji dhe luten që të evakuohen.

Një numër i të filmuarve thonë se kanë mbetur të bllokuar nën tokë për javë të tëra, ndërsa një vajzë shprehet se nuk e ka parë dritën e diellit që nga 27 shkurti, dita e katërt e pushtimit rus të Ukrainës.

Në muret e bunkerit shihen tabela të mëdha me bojë të kuqe që lexojnë “Fëmijë”. Një grua dëgjohet duke thënë se më shumë se 15 fëmijë, nga foshnjat tek ata të moshës 14 vjeç janë strehuar në ndërtesë.

Videoja që besohet se është filmuar më 21 prill nuk është verifikuar nga BBC. Fabrika e çelikut Azovstal, një labirint tunelesh dhe punishtesh është një vend i madh industrial në Mariupolin qendror. Është pothuajse si një qytet brenda një qyteti.

Pjesa më e madhe e Mariupolit është shkatërruar gjatë javëve të bombardimeve të rënda ruse dhe luftimeve intensive në rrugë. Këtë javë, presidenti Vladimir Putin anuloi një sulm të planifikuar rus në fabrikën e çelikut. Marrja e portit të detit Azov është një qëllim kyç i luftës ruse.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "KEMI NEVOJË PËR FRYMË DHE ENERGJI..."/ Kushi takim me drejtues më të institucioneve arsimore
Previous article "E BËRA PREJ FËMIJËS"/ 30-vjeçarit problematik që grabiti Postën në Kamëz i komunikohet masa e sigurisë për një tjetër krim

s.autor

Postime të ngjashme

TËRHIQET SËRISH/ Trump: I kam anuluar sulmet e planifikuara kundër Iranit Botë

TËRHIQET SËRISH/ Trump: I kam anuluar sulmet e planifikuara kundër Iranit

ÇFARË NDODHI? Policia rrethon “ML”-në e zezë në Durrës, një i ri arratiset mes trafikut Aktualitet

ÇFARË NDODHI? Policia rrethon “ML”-në e zezë në Durrës, një i ri arratiset mes trafikut

PAS TUBIMIT TE KRYEMINISTRIA/ Nis marshimi në rrugët e Tiranës, ‘lumë’ protestuesish në kryeqytet Aktualitet

PAS TUBIMIT TE KRYEMINISTRIA/ Nis marshimi në rrugët e Tiranës, ‘lumë’ protestuesish në kryeqytet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT