• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NUK E KEMI DITUR/ Ja misteret e mëdha që fshehin këto objekte
Home
Mister

NUK E KEMI DITUR/ Ja misteret e mëdha që fshehin këto objekte

10 August, 2018 k.autor Mister

Përpos arkitekturës dhe madhështisë që mbartin, ndërtesat dhe statujat ikonë të botës fshehin detaje mistike që shumë pak prej nesh i kanë vënë re. Më poshtë do të listojmë disa prej tyre, që me shumë mundësi do t’ju habisin të gjithëve:

 

1. Apartamenti në katin e fundit të Kullës Eiffel
Gustave Eiffel, njeriu që dizenjoi monumentin më të famshëm të Francës, krijoi dhe ndërtoi një apartament në katin e fundit të kullës, të cilin e përdorte për të pritur miqtë.

Shpeshherë aty ai bënte diskutime të gjata me Thomas Edison-in, shpikësin e llambës elektrike. Sot, ai apartament shërben si muze për turistët dhe sigurisht ofron pamje të mrekullueshme të Parisit.

2. Zinxhiri i thyer në këmbën e Statujës së Lirisë

Statuja e Lirisë iu dhurua Amerikës nga Franca në 100-vjetorin e revolucionit amerikan. Simboli i saj është liria, demokracia dhe shfuqizimi i skllavërisë. Ky është pikërisht kuptimi që mbart zinxhiri i shkëputur nga këmba e statujës, fundin e epokës së skllevërve.

3. Mona Lisa e Isleworth-it

Në të gjithë historinë e artit njihet përpjekja e piktorëve për të riprodhuar figurën e Mona Lisa-s. Por besohet se ekziston një tjetër portret i saj, i pikturuar nga vetë Da Vinci dhe se kjo nuk është një kopje. Thuhet se versioni i dytë i pikturës ka ndryshim pak në perspektivë. Aludimet se kjo pikturë është risjellë nga piktorë të tjerë janë të shumta, por ekspertët besojnë se ky është thjesht një version më i hershëm i kryeveprës së Da Vinci-t.

4. “The Time Capsule”, në malin Rushmore

Gjatë ndërtimit të këtij monumenti të famshëm, arkitekti i saj dëshironte të krijonte brenda shkëmbit një dhomë sekrete, ku gjeneratat e reja të njiheshin dhe të merrnin çdo lloj informacioni në lidhje me historinë e Amerikës. Kështu ata krijuan një shpellë në pjesën e pasme të statujës së Abraham Lincoln-it.

Edhe pse projekti mbeti i papërfunduar, pas vdekjes së arkitektit, 50 vite më vonë, në hapësirën e krijuar u vendosën kopje dokumentesh shumë me rëndësi dhe kujtime të presidentëve të ndryshëm, që shërben sot si dëshmi e historisë së SHBA-ve.

5. Pamja e vërtetë e Sfinksit

Statuja më e vjetër e botës sigurisht që mbart mistere që nga krijimi i saj. Për pamjen e këtij monumenti ka pasur gjatë gjithë kohës komente.

Disa ekspertë besojnë se Sfinksi origjinal ka pasur kokën e një luani dhe shumë më vonë është gdhendur fytyra e një njeriu. Kjo shpjegon gjithë dyshimet rreth diferencës së madhe midis trupit gjigand dhe kokës së vogël.

6. Ura Golden Gate

Ura Golden Gate ka qenë gjithmonë në fokusin e fotografive më të bukura të shkrepura ndonjëherë. Por ajo që ne nuk dimë, është se për ndërtimin e saj ka pasur shumë debate me Flotën e SHBA-ve. Pasi u dha leje për ndërtimin e saj, flota dëshironte që ngjyra e kësaj ure të ishte me vija të zeza dhe të verdha, në mënyrë që të ishte e dukshme dhe në raste mjegulle, por kjo u kundërshtua nga arkitekti i urës, i cili vendosi ta lyente me ngjyrë portokalli të errët. Në këtë mënyrë, përveçse do të ishte e dukshme në çdo situatë, do të afeksiononte të gjithë ata që e shihnin.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FLUKS PACIENTËSH NË SPITALIN E LUSHNJES/ Çdo ditë paraqiten 135 personash në ditë
Previous article TESTIMI I VERSIONIT TË RI/ Instagram sjell versionin lehtësues për ju që “vuani” nga memoria e celularit

k.autor

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT