• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“NUK E DIJA QË ERVIS MARTINAJ ISHTE NË KËRKIM”/ Ish-polici Jeton Lami thyen heshtjen: S’më njoftoi asnjë nga shefat për ta kapur
Home
Breaking News

“NUK E DIJA QË ERVIS MARTINAJ ISHTE NË KËRKIM”/ Ish-polici Jeton Lami thyen heshtjen: S’më njoftoi asnjë nga shefat për ta kapur

23 July, 2023 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Ish-specialisi i skuadrës operacionale në Policinë e Shtetit, Jeton Lami që u dënua me 2 vjet e 10 muaj burgim për transportimin e të kërkuarit nga SPAK, Ervis Martinaj, ka thyer heshtjen 1 vjeçare duke folur para gjykatëses së Lezhës, Alda Sadiku.

Gazetari Elton Qyno ka mësuar se në fjalën e mbrojtjes, Jeton Lami, ka pretenduar se është i pafajshëm dhe se sipas tij nuk ka “Shpërdoruar detyrën” teksa shoqërohej me Ervis Martinaj. Jeton Lami, ka folur se gjatë kohës kur transportonte Martinaj, ai nuk ka pasur dijeni se biznesmeni i lojrave të fatit, ishte shpallur në kërkim me vendim gjykate.

“…në kuadër të ushtrimit të detyrës unë kisha dijeni zyrtare që ndaj shtetasit Ervis Martinaj është vendosur masa “arrest në burg”, në mungesë, në datën 17 Maj 2022. Në dosjen gjyqësore të prokurorisë, nuk ka asnjë provë shkresore apo me dëshmitarë që të provojë se Jeton Lami ka dijeni zyrtarisht dhe në formën e kërkuar nga ligji…”-është shprehur Jeton Lami në mbrojtjen e tij.

Sipas specialistit të skuadrës operacionale të kërkimit “FAST”, detyra funksionale e tij, ka qenë ajo e ndalimit të personave të cilët kërkoheshin nga shtete të tjera për qëllime ekstradimi apo të dënimeve që ata kanë marrë në shtetet jashtë Shqipërisë.

Më tej në mbrojtjen e tij, Jeton Lami, ka pretenduar se gjatë kohës që ishte në detyrë, Policia nuk i kishte ngarkuar zyrtarisht detyra të posaçme operacionale për ndalimin e Ervis Martinaj.

“…unë kurrë nuk kam marë një detyrë nga shefat e mi për arrestimin e Ervis Martinaj dhe kurrë nuk i jam shmagur çdo detyre që më është ngarkuar gjatë kohës që isha pjesë e policisë…”-ka preteduar Jeton Lami.

Pavarësisht këtyre thënieve dhe kërkesës për pafajësi, gjykata e Lezhës në muajin Maj 2023 vendosi të dënojë Jeton Lamin me 2 vjet e 10 muaj burgim.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NËNË PËR HERË TË PARË/ Fifi tregon si e mësoi shtatzëninë: I shkova në dhomë Adisit i tregova testin…
Previous article "MBRËMË FOLËM DHE..."/ 33-vjeçari ra në humnerë, fjalët prekëse të mikut: Si ike kështu, zor se do ketë dy si ti

s.autor

Postime të ngjashme

TUBIM MBI 3 ORË/ Protestuesit vazhdojnë marshimin: Shqipëri e re, Edi Rama dorëhiqu... Aktualitet

TUBIM MBI 3 ORË/ Protestuesit vazhdojnë marshimin: Shqipëri e re, Edi Rama dorëhiqu...

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE Aktualitet

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE

PROTESTA/ Thirrja e aktorit Mehdi Malkaj: Shqipëria ka qenë gjithnjë e re, e kemi për detyrë ta mbrojmë Aktualitet

PROTESTA/ Thirrja e aktorit Mehdi Malkaj: Shqipëria ka qenë gjithnjë e re, e kemi për detyrë ta mbrojmë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT