• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 31 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

31 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“NUK E DI SI E BËRA”/ Flet i riu që shmangu tragjedinë në Tiranë: Ishte instiktive
Home
Aktualitet
Kronikë

“NUK E DI SI E BËRA”/ Flet i riu që shmangu tragjedinë në Tiranë: Ishte instiktive

8 March, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Një ngjarje e pazakontë ndodhi të enjten në mëngjes në zonën e Varrit të Bamit në Tiranë, ku një i ri, Lilo Shehu, u bë protagonist i një veprimi heroik, duke rrezikuar jetën e tij për të shpëtuar një person që ishte përplasur me një makinë dhe kishte humbur ndjenjat.

Lilo, i cili ndodhej në dyqanin e tij në momentin e ngjarjes, tregoi për Euronews Albania se gjithçka ndodhi shumë shpejt:

“Dëgjova një zhurmë të fortë, u nisa dhe pashë se kishte një zhurmë më të madhe dhe xhirim gomash. Atëherë kuptova që dikush kishte humbur ndjenjat dhe se instikti më tha të veproja.”

Në momentin e aksidentit, automjeti kishte shpërthyer tym për shkak të xhirimit të gomave, ndërsa shoferi i kishte rënë të fikët.

“Tani, kur e shoh videon, mendoj se si e bëra këtë gjë. Ndonjëherë, veprimet ndodhin vetë, kur të thërret ndërgjegjia, sepse pashë që ishte një situatë kritike, por instikti më tha të veproja. E dija që mund të ishte një katastrofë e mundshme dhe duhej ndërhyrë,” shpjegoi Lilo.

Ai thotë se largoi këmbën e shoferit nga pedali i gazit dhe mbylli çelësin e makinës.

“Gjithsesi, mund ta quajmë hero atë zotërinë që ishte përballë, i cili frenoi me makinën e tij duke e zbutur ngadalë shpejtësinë e automjetit të personit që kishte humbur ndjenjat. Unë ia hoqa këmbën nga pedali i gazit dhe fiku çelësin, duke i rikthyer situatën në normalitet, dhe ai filloi të merrte vetëdijen.

Dëshiroj të theksoj se kishte edhe persona të tjerë që ndihmuan, dhe nëse ndonjë makinë do të kishte kaluar, mund të kishte shkaktuar një shpërthim. E nxorëm nga makina dhe i dhamë ujë; fatmirësisht ai u përmend dhe policia mbërriti shumë shpejt, brenda tre minutash, duke sqaruar situatën. Pas kësaj, e shoqëruan për kontrolle në spital”, thotë Lilo Shehu.

Policia mbërriti shumë shpejt, brenda tre minutash, dhe e sqaroi situatën.

Shoferi i aksidentuar u dërgua për kontrolle mjekësore në spital, ku fatmirësisht gjendja e tij u përmirësua.

Lilo Shehu tregoi se nuk e bëri veprimin e tij për të tërhequr vëmendjen.

“Nuk kisha dëshirë të bëja lajm nga kjo ngjarje. E bërën instinktet. Pashe një njeri që kishte nevojë dhe nuk mund të qëndroja pa ndërhyrë,” tha ai. “Për mua, ky ishte një veprim i natyrshëm dhe jam i lumtur që shoferi është mirë.”

Familjarët e Lilos u shprehën të shqetësuar për veprimin e tij, por i riu siguroi se çdo gjë ishte bërë nga instikti dhe dëshira për të shpëtuar një jetë.

“Pashë videon e ngjarjes dhe ende mendoj se si e bëra këtë gjë. Nuk e di nëse ishin instinktët që më udhëhoqën në atë moment, por dua të theksoj se nuk e bëra këtë për t’u bërë pjesë e një ngjarjeje publike. Ishte thjesht një reagim instinktiv. Më duket se ndihmova atë njeri, që fatmirësisht tashmë është mirë, ka shkuar në spital dhe i uroj shëndet dhe gjithë të mirat. Po e them edhe një herë, çdo veprim ishte i natyrshëm dhe as vetë nuk e di se si arrita ta bëj”, tha Lilo.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ATENTAT SHQIPTARIT NË SELANIK/ Plagoset me dy plumba në bark
Previous article MBËSHTETJA PËR FERMERËT/ Zbardhet vendimi i qeverisë, kriteret që duhet të plotësojnë përfituesit

s.autor

Postime të ngjashme

DETAJET E PARA/ Sherri me tre të plagosur në Tepelenë, shpallen në kërkim 5 persona Aktualitet

DETAJET E PARA/ Sherri me tre të plagosur në Tepelenë, shpallen në kërkim 5 persona

REFORMA TERRITORIALE/ Prrenjasi vijon protestën kundër bashkimit me Bashkinë Librazhd Aktualitet

REFORMA TERRITORIALE/ Prrenjasi vijon protestën kundër bashkimit me Bashkinë Librazhd

KËRKONIN SHKRIRJEN E TYRE/ Banorët e Dimalit kundër Ramës, ngrihen në protestë Aktualitet

KËRKONIN SHKRIRJEN E TYRE/ Banorët e Dimalit kundër Ramës, ngrihen në protestë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT