• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“Nuk e besojnë që është ime bijë”, flet avokati: Ja si veprohet për bashkimin familjar në SHBA
Home
Sociale

“Nuk e besojnë që është ime bijë”, flet avokati: Ja si veprohet për bashkimin familjar në SHBA

2 June, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Sociale

Testi gjenetik është një metodë e përdorur nga Shërbimi i Emigracionit dhei Shtetësisë Amerikane (USCIS) dhe Departamenti i shtetit (DOS) për verifikimin  biologjik të mardhënies në lidhje me aplikimet ne emigracion. Keshtu shkruan avokati ne pergjigje te atyre qe duan te provojne lidhjen e gjakut per efet te dokumenteve.

Një lexues na shkruan:

Përshendetje Z. Both. Unë kam nevojë për ndihmën tuaj. Jam me  green card. Disa vjet përpara unë aplikova për të sjellë vajzën time në SHBA . Paraqita edhe dokumenta që provonin lidhjen e gjakut me time bijë, dmth si nënë e bijë. Dokumentat u dërguan në ambasadën amerikane , por zyrtari i  konsullatës nuk e di përse nuk e besoi që vajza ishte bija ime. Ne morëm edhe një letër që që thoshte se ata kishin për qëllim ta refuzonin vizën për të. Letra kishte edhe afatin e fundit kur ne duhet të paraqisnim prova shtesë për të vërtetuar që unë isha nëna e saj. Dhe thoshin që duhet të bëjmë testin e DNA për të provuar lidhjen familjare.

JZ

Hartsdale, NY

Unë u sugjeroj që të veproni shpejt, sepse zakonisht afati është  kohëshkurtër. Testi gjenetik është një metodë e përdorur nga Shërbimi i Emigracionit dhei Shtetësisë Amerikane (USCIS) dhe Departamenti i shtetit (DOS) për verifikimin  biologjik të mardhënies në lidhje me aplikimet ne emigracion. Sugjerimi i testimit biologjik DNA sugjerohet kur nuk ka prova të mjaftushme e evidenca  të besushme për të vërtetuar mardhënien familjare.  Zakonisht testi i DNA bëhet për të provuar atë.  Me këtë kuptojmë mardhënien familjare(të gjakut) si bijtë me prindërit si edhe midis vëllezërve dhe motrave. Marëdhëniet e largëta në fis nuk mund të provohen në mënyrë  korrekte. DNA është prove e lidhjes biologjike. DNA përdoret në rastet kur mungojnë apo kur nuk janë të plota e të besueshme  provat dokumentare.

Kur analiza e DNA  duket e domosdoshme këshilltari i konsullatës ose i emigracionit i sugjeron aplikantëve t’i nënshtrohen këtij testi. Testi i DNA bëhët vullnetarisht në këto raste, nuk është i detyruar dhe të gjitha pagesat bëhen nga i interesuari dhe nga ana tjetër kalimi i testit nuk u siguron vizën. Nëse përfaqsuesi i konsullatës apo i Emigracionit sugjeron testin për lidhjen biologjike u dërgon nje letër te dy të interesuarëve , atij qe bën dokumentat për bashkim familjar dhe tjetrit që përfiton nga kërkesa. Laboratori që zgjidhet për të bërë testin është i autorizuar dhe i aprovuar nga Amerika(American Association of blood Banks(AABB) Lista e laboratorëve gjendet ne internet në adresën http:// www.aabb.org/sa/facilities/Pages/RTestAccrFac.aspx

Pasi ta keni zgjedhur laboratorin është përgjegjsia juaj të caktoni një datë për kryerjen e testit si edhe pagesën për të. Laboratori siç thamë,  është i autorizuar dhe I vendosur në listën  e aprovuar.

Nga laboratori do t’u kërkohet të paraqesni një letër nga Emigracioni si edhe  emrat dhe informacionin biografik , për atë që ka bërë kërkesën(petitioner) dhe përfituesin(beneficiaries) . Saktësia e testit te DNA marrë nga goja ,nga brenda faqes(bulçitë) është e njejtë me testin e  dhënies së gjakut. Konsullata aprovon vetem ato teste që  që kanë   siguri saktësie në shkallën 95% edhe më lart.

Ambasada amerikane me të marrë rezultatin  e DNAnga laboratori do të kontaktojë aplikantin e vizës dhe cakton takimin me të. Aplikanti për vizë duhet të sjellë në ambasade një zarf me rezultatin dhe ta sjellin me vete në ambasadë, nëse nuk e sjellin këtë dokument me vete duhet ta përsërisin testin. Kopje të rezultatit të testit individi duhet t’i sigurojë nga laboratori, jo nga ambasada.

Dorëzimi i rezultateve ne ambasadë nuk garanton lëshimin e vizës.

Paragrafi I parafundit ketu. Aky proces mund të bëhet brenda një kohe të shkurtër por është e rëndësishme për ju që ta filloni procesin sa më shpejt. Personeli i testimit të DNA janë shumë të mirë në spjegimin e testit. Ndaj mos u shqetësoni, se testi kalon pa dhimbje. Illyria

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DEL E VËRTETA/ Largohet nga Vizon Plus, por ja ku do të zhvendoset 2XL (FOTO)
Previous article Partnerja e De Geas, Edurne, uron ardhjen e qershorit me imazhe provokuese...

Ina.Autor

Postime të ngjashme

TENSIONE PARA KUVENDIT/ Protestuesit tentojnë të çajnë gardhin metalik, shtyhen me policinë. Disa të shoqëruar, mes tyre Dritan Goxhaj Aktualitet

TENSIONE PARA KUVENDIT/ Protestuesit tentojnë të çajnë gardhin metalik, shtyhen me policinë. Disa të shoqëruar, mes tyre Dritan Goxhaj

TOKA RRETHOHET SËRISH ME HEKURA/ Banorët e Rrjollit nuk ndalen, organizohen në protestë Aktualitet

TOKA RRETHOHET SËRISH ME HEKURA/ Banorët e Rrjollit nuk ndalen, organizohen në protestë

TË TJERA DETAJE/ Dikur bashkëpunëtorë në sulmin ndaj hotel “Volorekës”, në armiq. Meard Berberi bashkëpunoi në plagosjen e Brian Syzos Aktualitet

TË TJERA DETAJE/ Dikur bashkëpunëtorë në sulmin ndaj hotel “Volorekës”, në armiq. Meard Berberi bashkëpunoi në plagosjen e Brian Syzos

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT