• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“NUK DUROJ DOT MË”/ Detaje nga vetëflijimi i 25-vjeçares, Xhuana Nikollaj ishte shpërngulur në Tiranë, ish-bashkëshorti…
Home
Aktualitet
Kronikë

“NUK DUROJ DOT MË”/ Detaje nga vetëflijimi i 25-vjeçares, Xhuana Nikollaj ishte shpërngulur në Tiranë, ish-bashkëshorti…

13 March, 2026 s.autor Aktualitet, Kronikë

Zbardhen detaje të reja nga ngjarja tragjike e vetëflijimit të 25-vjeçares Xhuana Nikollaj, e cila dyshohet se u dhunua nga ish-bashkësjorti Eraldo Fizi.

“Nuk duroj dot më! Më vjen keq që iu kam mërzitur, por më besoni që nuk iu kam koritur kurrë. Faleminderit për çdo gjë që keni bërë për mua!”

Këto janë fjalët e shkruara në letrën e lamtumirës që Xhuana Nikollaj i la familjes së saj para se të vetëflijohej. E gjithë ngjarja ka ndodhur në Tiranë, më datë 9 mars, kur ish-bashkëshorti i të ndjerës, Eraldo Fizi, ka shkuar pranë banesës së Xhuana Nikollajt te ish-fusha e aviacionit në Tiranë.Xhuana kishte pak kohë që jetonte në Tiranë në një apartament me qira bashkë me një shoqe të saj. 25-vjeçarja, e cila ishte diplomuar për drejtësi, kishte nisur edhe punë për të përballuar jetesën në kryeqytet, pas ndarjes nga Eraldo Fizi. Xhuana priste të niste edhe një punë të re në profesionin për të cilin ishte diplomuar dhe ajo ishte shumë e lumtur për mundësinë që po i jepej.

Familjarët e 25-vjeçares ishin në dijeni të situatës së saj me ish-bashkëshortin, kryesisht motrat e saj, dhe kjo ishte një nga arsyet pse ata kishin vendosur që Xhuana të lëvizte drejt Tiranës, ku fillimisht ka jetuar me motrën e saj, e më pas ka jetuar me shoqen e saj tek ish-fusha e aviacionit.

Familjarët e Nikollajt kanë qenë gjithmonë mbështetës ndaj saj, duke e ndihmuar edhe për situatën që i kishte ndodhur pas martesës. E reja gjithmonë u ishte ankuar familjarëve të saj, jo për ish-bashkëshortin, por për familjen e tij. Sipas familjarëve, Nikollaj pretendonte se marrëdhënia funksiononte si duhej deri në momentin që ndërhynte familja e tij. Ndër të tjera, familjarët tregojnë se ajo nuk ishte shtatzënë dhe deri në momentin që kishte takuar Fizin në Tiranë ishte mjaft e lumtur.Më 9 mars, ish-bashkëshorti i saj i shkon pranë pallatit, ndërkohë Xhuana zbret poshtë bashkë me shoqen e saj, aty ku ishte edhe Eraldo Fizi. Shoqja, e shqetësuar për Xhuanën, zbriti bashkë me të, qëndroi pak dhe më pas ngjitet në banesë. Dyshohet se gjatë kohës që ka qëndruar me të, Xhuana është dhunuar barbarisht nga 25-vjeçari Eraldo Fizi. Në kushte të rënduara psikologjike dhe e dhunuar, e reja ka shkuar në banesë rreth orës 3 të mëngjesit.

Në mëngjes, shoqja që ndante shtëpinë është nisur për në punë. Rreth orës 7 të mëngjesit, pasi është larguar shoqja, dyshohet se Xhuana ka konsumuar fostoksinën dhe ka nisur të shkruajë edhe letrën e lamtumirës për familjen e saj. Xhuana ka edhe tre motra të tjera, dhe pas kryerjes së aktit të vetëflijimit, ajo ka telefonuar motrën e saj që jetonte në Angli, duke i treguar për aktin ekstrem që kishte ndërmarrë.

Menjëherë e shqetësuar, motra ka telefonuar shoqen e saj dhe pronarin e banesës me qira, i cili, sapo është njoftuar, ka lajmëruar ambulancën dhe policinë. Policia po heton edhe se si Xhuana e siguroi fostoksinën, pasi ajo kishte qenë gjithë kohës me ish-bashkëshortin e saj deri në orën 3 të mëngjesit, kur ishte kthyer në banesë. Hetuesit kanë ngritur edhe dyshime të tjera mbi 25-vjeçarin Eraldo Fizi, i cili ndodhet në arrati. Xhuana Nikollaj nuk vuante nga depresioni dhe nuk ishte mjekuar asnjëherë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BELINDA BALLUKU KËRKON SHUARJE TË MASËS SË SIGURISË/ Shqyrtohet sot kërkesa në Gjykatën e Posaçme
Previous article DITA E VERËS/ Policia e Elbasanit me plan masash, kufizime të qarkullimit në disa segmente të qytetit

s.autor

Postime të ngjashme

TUBIM MBI 3 ORË/ Protestuesit vazhdojnë marshimin: Shqipëri e re, Edi Rama dorëhiqu... Aktualitet

TUBIM MBI 3 ORË/ Protestuesit vazhdojnë marshimin: Shqipëri e re, Edi Rama dorëhiqu...

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE Aktualitet

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE

PROTESTA/ Thirrja e aktorit Mehdi Malkaj: Shqipëria ka qenë gjithnjë e re, e kemi për detyrë ta mbrojmë Aktualitet

PROTESTA/ Thirrja e aktorit Mehdi Malkaj: Shqipëria ka qenë gjithnjë e re, e kemi për detyrë ta mbrojmë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT