• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“NUK DUHET TË VINI NË BRITANI”/ Paralajmërimi i azilkërkuesve pas miratimit të planit Ruanda
Home
Nderkombetare

“NUK DUHET TË VINI NË BRITANI”/ Paralajmërimi i azilkërkuesve pas miratimit të planit Ruanda

23 April, 2024 s.autor Botë, Nderkombetare

Në një takim të azilkërkuesve në Derby të Britanisë së Madhe, Ruanda ishte tema kryesore e bisedës. Në mesin e tyre, ka njerëz që konsiderohen për dëbim në Ruandë, me planin më të ri të miratuar nga qeveria britanike.

Hamzeh, 34 vjeç, nga Irani, mbërriti me varkë të vogël në Dhjetor 2022. Ai ka marrë një letër nga Zyra e Brendshme ku i thuhet se ka mundësi që ai të jetë një nga personat që do të dërgohen në Ruandë. Nëpërmjet një përkthyesi, ai shpjegon se nuk mund të ndalet së menduari për këtë dhe nuk di çfarë të bëjë. 34-vjeçari shprehet se gruaja e tij e ka paralajmëruar se nëse dërgohet në Ruandë, nuk do ta shohë më atë apo fëmijën e tyre 2-vjeçar.

Foto: Hamzeh, 34 vjeç, nga Irani
Fahed, 30 vjeç, mbërriti në Britaninë e Madhe me një varkë të vogël Korrikun e kaluar. Ai pretendon se është torturuar në Sudan. Gjatë fjalës së tij, ai shton se azilkërkuesit me të cilët ndan një shtëpi nuk munden as të flenë nga ideja që mund të dërgohen në Ruandë.

“Para se të vija në Britaninë e Madhe nëse do të thoshit se do të më dërgonin në Ruandë, nuk do të vija kurrë këtu. Ruanda nuk është një vend i sigurt”, thotë ai.

Foto: Fahed pretendon se ishte torturuar në Sudan përpara se të ikte në Britaninë e Madhe
Masoud, 34 vjeç nga Irani, zbulon një email që ai kishte marrë nga Zyra e Brendshme që konfirmonte se edhe ai mund të konsiderohet për t’u dërguar në Ruanda. Ai thotë se këshilla e tij për azilkërkuesit e tjerë tani do të ishte “mos vini në Britaninë e Madhe”.

Foto: Masoud thotë se e kanë lajmëruar se ai mund të konsiderohet për largim në Ruandë
Megjithatë, Fatima, 26 vjeçe, nuk pendohet që erdhi në Britani. Ajo erdhi me një varkë të vogël në Qershor të vitit të kaluar. Ajo thotë se kishte frikë se mos vritej nga talebanët në shtëpi në Afganistan, sepse kishte punuar me amerikanët. E reja përlotet nga mendimi se tani do të dërgohet në Ruandë.

Foto: Fatima erdhi në Britani me një varkë të vogël në Qershor të vitit të kaluar
Së fundi, Parlamenti britanik miratoi një plan të diskutueshëm për të deportuar azilkërkuesit në Ruandë pas një përballje që përfundoi mes kundërshtimeve të shumta. Ideja për të dërguar emigrantë në Ruandë u prezantua për herë të parë nga ish-kryeministri Boris Johnson në vitin 2022, por kundërshtimet ligjore kanë penguar çdo fluturim të vazhdojë.

Plani për të dëbuar azilkërkuesit, të cilët ikin nga konflikti, varfëria dhe moti gjithnjë e më ekstrem, pritet t’i kushtojë vendit 540 milionë £ për të dërguar vetëm 300 personat e parë në Ruanda.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PUBLIKOHET FOTO/ Ky është shqiptari që humbi jetën në Maltë nga shembja e çatisë, baba i 6 fëmijëve
Previous article U AKUZUA NGA 27 STUDENTE PËR NGACMIM SEKSUAL/ PEZULLOHET nga detyra pedagogu Xhevat Krasniqi

s.autor

Postime të ngjashme

SHBA REVOKON VIZAT KUR KA RREZIK PËR SOHHRINË PUBLIKE/ DASH: Viza është privilegj, jo e drejtë! Administrata Trump… Botë

SHBA REVOKON VIZAT KUR KA RREZIK PËR SOHHRINË PUBLIKE/ DASH: Viza është privilegj, jo e drejtë! Administrata Trump…

“SHBA PRANOI KUSHTET TONA”/ Trump quajti Hormuzin territor amerikan, Irani i përgjigjet: Do t’i korrigjojmë ne iluzionet e tua Botë

“SHBA PRANOI KUSHTET TONA”/ Trump quajti Hormuzin territor amerikan, Irani i përgjigjet: Do t’i korrigjojmë ne iluzionet e tua

E PAZAKONTË NË SIÇILI/ Rrufeja godet për vdekje alpinistin amerikan teksa shkonte drejt kraterit të vullkanit Etna! Botë

E PAZAKONTË NË SIÇILI/ Rrufeja godet për vdekje alpinistin amerikan teksa shkonte drejt kraterit të vullkanit Etna!

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT