Imzot George Frendon ia ka drejtuar mesazhin e Pashkëve Katolike, politikës shqiptare.
Duke iu drejtuar besimtarëve të krishterë dhe gjithë shqiptarëve, Imzot George Frendon tha se nuk mund të heshtë përballë kësaj situate.
Ai i kërkoi politikanëve të angazhohen për një zgjidhje të drejtë.
“Nuk mund të hesht përballë kësaj situate. Politikanët të angazhohen për zgjidhje të drejtë. Ne nuk duam ‘vetëvrasjen’ e kombit. Urimi i Krishtit është ‘Paqja me ju’. Krishti thotë, ‘Falni ashtu si unë kam falur’. Përfaqësuesit e popullit duhet të jenë shembull”, tha imzot Frendo në vigjilje të Pashkëve.