• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“NUK DO TI LËMË ZYRAT”/ Si dështoi opozita në dy testet e para për bllokimin e bashkive
Home
Politikë

“NUK DO TI LËMË ZYRAT”/ Si dështoi opozita në dy testet e para për bllokimin e bashkive

1 August, 2019 k.autor Politikë

Opozita ka dështuar në planin për të bllokuar kryebashkiakët e zgjedhur për të hyrë në zyrë në dy testet e para që ka pasur në Devoll dhe në Kavajë, ku vihet re se rezistenca e tyre nuk ka zgjatur më shumë se 8 orë, sa orari zyrtar i një turni pune, pavarësisht se instruksionet në dokumentet e partisë Demokratike deklarohet që “populli” do të përgjigjet për zgjedhjet e paligjshme të 30 qershorit. Madje, këto protesta kanë shfaqur qartë edhe “mbështetjen” e 85% të qytetarëve që përmend Basha në çdo takim që ka ndërmarrë nëpër bashki për të bindur të vetët, ku në fakt, gjatë betimit të kryetarëve të rinj të bashkive, konkretisht në Devoll dhe Kavajë, janë mbledhur vetëm disa militantë që pas disa orësh janë mërzitur dhe janë larguar, pa provokuar përplasje të mëtejshme me policinë.

Sipas një dokumenti, demokratët ishin shprehur të vendosur ta çojnë deri në fund skenarin për të bllokuar bashkitë dhe për të mos lejuar marrjen e zyrave nga kryebashkiakët e rinj. Megjithatë, testi i parë i rezistencës së Partisë Demokratike por edhe “popullit” u bë me Bashkinë Devoll. Kryebashkiaku i larguar i zgjedhur nën siglën e PD, Bledian Nallbati nuk pranoi të lironte zyrën e tij duke argumentuar se nuk e njeh kryebashkiakun e ri, Eduard Duro, të dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit. Kundërshtimi i tij zgjati vetëm tetë orë , kur Duro u fut në Bashki me hapjen e derës nga policia, e cila ishte mbyllur me çelës. Të nesërmen Bashkia e Devollit vijoi punën me kryebashkiakun e ri, ndërsa të nesërmen pati një protestë të vakët, që u shua gjatë orëve në vijim.

I njëjti skenar u tentua të ndiqet edhe me Bashkinë Kavajë, duke testuar rezistencën e PD për herë të dytë. Gjatë protestave pati përplasje të militantëve të PD me policinë që mbronte godinën e Bashkisë Kavajë si dhe me Prefekten e Tiranës, Suzana Jahollari, e cila ka qenë e pranishme në ceremoninë e betimit të kryebashkiakut të ri. Edhe në këtë rast protesta apo “rezistenca” zgjati sa orari zyrtar i punës dhe pas orën 16:00 kryebashkiaku i ri socialist Redjan Krali u fut në zyrën e tij. Të mërkurën në Kavajë askush nuk doli të protestonte para bashkisë. Qyteti i Kavajës ishte i qetë, ndërsa Krali tha për mediat vizive se e gjithë administrata vijon punët dhe që kishte organizuar mbledhjen e parë me drejtorët dhe shefat e sektorëve, duke u përcjellë qëndrimin se asnjë punonjës nuk do të largohet për bindje politike.

Të dyja rastet treguan se rezistenca e PD dhe e militantëve të saj ishte e dobët dhe pa mbështetje masive të opozitës, por tashmë mbeten bashkitë më problematike që kanë qenë gjatë zgjedhjeve për të parë nëse do ndiqet i njëjti skenar, apo situata mund të precipitojë. Testi i tretë mund të jetë Kamza, por nuk përjashtohen Shkodra dhe Kukësi, disa nga bashkitë historikisht të djathta, që tashmë kanë kaluar në administrimin e mazhorancës.

Paralajmërimet e krerëve të këtyre bashkive për të mos liruar zyrën të lënë të kuptosh se edhe në këto bashki situata e betimit të kryebashkiakëve të rinj nuk do të jetë aspak normale. Voltana Ademi ka qenë një ndër opozitarët që solli jo pak probleme gjatë fushatës elektorale, veprime që e çuan dhe për ndjekje penale. Megjithatë, certifikimi i 30 qershorit duket se i ka tërhequr disi edhe demokratët, edhe nga frika e ndjekjes penale. Neni 249 i Kodi Penal paralajmëron se kushdo që vijon të ushtrojë funksione shtetërorë apo të shërbimit publik, pasi janë lajmëruar se këtyre funksioneve u është dhënë fund mund të dënohen deri në një vit burg dhe ky ligj prek edhe kryebashkiakët e PD që refuzojnë të lirojnë zyrat. Deri më 10 gusht të gjithë kryebashkiakët e rinj pritet të betohen dhe të marrin zyrtarisht detyrën e tyre dhe sipas parashikimeve ky 10 ditësh do të jetë i nxehtë në ato bashki që drejtohen nga demokratët.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article I NJOHU "ONLINE"/ I riu SHQIPTAR dhunon dhe grabit dy GRA në Itali
Previous article SHËNOI 3 GOLA KUNDËR FENERBAHCES/ Ja çfarë thotë Benzema pas fitores së Realit

k.autor

Postime të ngjashme

ZJARRI NË MALIN E KRUJËS/ Reagon Rama: U shmang një bilanc që mund të kishte qenë tragjik Politikë

ZJARRI NË MALIN E KRUJËS/ Reagon Rama: U shmang një bilanc që mund të kishte qenë tragjik

E KONFIRMUAR/ Ambasada e SHBA reagon pas emërimit të Eric Wendt si ambasador në Shqipëri: Do të mbështesë vizionin e Trump për... Breaking News

E KONFIRMUAR/ Ambasada e SHBA reagon pas emërimit të Eric Wendt si ambasador në Shqipëri: Do të mbështesë vizionin e Trump për...

PUNIMET NË AKSIN ELBASAN-QAFË THANË/ Rama: Do ta bëjë lidhjen e Korçës dhe juglindjes me pjesën tjetër të vendit, më të shpejtë Politikë

PUNIMET NË AKSIN ELBASAN-QAFË THANË/ Rama: Do ta bëjë lidhjen e Korçës dhe juglindjes me pjesën tjetër të vendit, më të shpejtë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT