7204 mjetet të transportit të pasagjerëve nuk do të paguajnë taksën vjetore. Taksa do të merret përsipër për tu mbuluar nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor. Drejtori i DPSHTRR Blendi Gonxhja thotë për Report TV se kjo është kategoria më e prekur e transportit nga pandemia COVID-19, për këtë arsye u vendos heqja e kësaj barre fiskale, që arrin në 1.4 milionë euro për të gjitha këto mjete.
“Nga fondet e akumuluara dhe nga suksesi në të ardhura gjatë vitit 2019, mundëm të ndihmonim kategorinë më të goditur nga pandemia Covid, që është ajo e transportuesve të pasagjerëve, 7204 mjete në sistem, jo duke falur taksën por duke e paguar ne atë. Duke bërë këtë gjë ne kemi ndihmuar jo vetëm buxhetin e shtetit që ka nevojë për likuiditet në këtë situatë, por ndihmojmë edhe bashkitë pasi taksa ndahesh me 25% për bashkinë, një përqindje të vogël e merr agjenti tatimor dhe pjesa më e madhe e merr buxheti i shtetit”, sqaron Blendi Gonxhja.
Gonxhja sqaron se për të përfituar nga falja e taksës vjetore nuk do të duhet aplikim pasi do të bëhet në mënyrë automatike, nga sistemi i regjistrimit të mjeteve. Ndërkohë ata që kanë paguar, shuma do ti zbritet nga taksa e vitit të


