• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Arkitekture
  • Art
  • Kinematografi
  • Muzikë
  • Trashegimi
NUK DO TË ENDET MË NË METRO/ Parashqevi Simaku do të jetojë në një apartament në New York, që nga 1 janari…
Home
Kulturë

NUK DO TË ENDET MË NË METRO/ Parashqevi Simaku do të jetojë në një apartament në New York, që nga 1 janari…

24 December, 2024 s.autor Kulturë

Që prej momentit të zbulimit të saj nga një kronikë lajmesh e televizionit ABC7NY, që u publikua nga gazetari Blendi Fevziu, duke kërkuar informacion për të pastrehën me emrin “Simaku Nolfe” që merrte çantën e ndihmave, Parashqevi Simaku qëndron pranë biznesmenit Elton Ilirjani.

Pas gjetjes së këngëtares nga një shqiptare në Nju-Jork, Elvira Tata dhe më pas bashkëpunimit të saj me Ilirjanin, artistja u vendos në një dhomë hoteli në Manhattan.

Si Ilirjani, ashtedhe Tata kanë ndarë detaje rreth saj, por më e rëndësishmja është që Parashqevi Simaku nuk është më e pastrehë. Sipas videove të shpërndara nga biznesmeni, ajo ka mundur të flasë me ish-bashkëshortin dhe djalin, si edhe të takojë nipin.

Tashmë, situata e saj duket se po lehtësohet edhe më shumë. Elton Ilirjani ka ndarë një përditësim për këngëtaren në rrjetet e tij sociale ku shkruan se falë ndihmës së një biznesmeni, Simaku do të qëndrojë në një apartament.

 

 

“Duke filluar nga data 1 janar 2025, biznesmeni i parë shqiptar është ofruar t’i paguajë qiranë mujore të apartamentit në Manhatan Parashqevi Simakut”.

Ilirjani nuk e ka zbuluar emrin e personit që ka marrë përsipër këtë angazhim.

Prej vitesh, Parashqevi Simaku kishte humbur kontaktet me familjen e saj. Sipas historisë së Elvira Tatës, rrëfyer në emisionin “Opinion” në Tv Klan, ajo kishte refuzuar disa herë ndihmën e shqiptarëve të tjerë e disa as nuk e kanë njohur kush është.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KOSOVË/ Lista Serbe paralajmëron se do të ankimojë vendimin e KQZ-së
Previous article "SHQIPËRIA NUK KA PLAN B, VETËM..."/ Rama në darkën me ambasadorët për festat e fundvitit

s.autor

Postime të ngjashme

“DIAMANTI”/ Alfred Peza vjen me romanin e ri: Ambicie, lavdi dhe një botë përtej politikës Kulturë

“DIAMANTI”/ Alfred Peza vjen me romanin e ri: Ambicie, lavdi dhe një botë përtej politikës

"SONTE DO TË DARKOJMË NË SHTRAT"/ Shfaqet në Teatrin "Zihni Sako" Kulturë

"SONTE DO TË DARKOJMË NË SHTRAT"/ Shfaqet në Teatrin "Zihni Sako"

PROFILI/ U shua në moshën 84-vjeçare, kush ishte Birçe Hasko, aktori që luajti në mbi 30 filma Kulturë

PROFILI/ U shua në moshën 84-vjeçare, kush ishte Birçe Hasko, aktori që luajti në mbi 30 filma

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT