• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Arkitekture
  • Art
  • Kinematografi
  • Muzikë
  • Trashegimi
NUK DO E LËRË ME KAQ ÇËSHTJEN/ Piktori i njohur Agim Sulaj: I madhi Tom Joyce ka kopjuar veprën time
Home
Kulturë

NUK DO E LËRË ME KAQ ÇËSHTJEN/ Piktori i njohur Agim Sulaj: I madhi Tom Joyce ka kopjuar veprën time

6 March, 2019 k.autor Kulturë

Piktori i njohur shqiptar: Më lajmëroi miku francez që vepra e ngjashme është publikuar në “Le Monde”. Me këtë vepër kam fituar çmim në Gjermani në 2008-n dhe u ekspozua në Paris në 2011-n

Agim Sulaj është një nga piktorët më të njohur shqiptarë, karriera e të cilit ndahet në dy kohë. Periudha para ‘90-s, ku ai la gjurmë me krijimtarinë e tij në Shqipëri dhe pas ‘90-s, ku e vijoi shkëlqimin e karrierës së tij nga Italia në Paris e gjetkë.

Piktori i njohur shqiptar, që mban mbi supe dhjetëra çmime ndërkombëtare, është shqetësuar këto ditë nga botimi i një vepre tejet të ngjashme me të tijën të një piktori shumw të njohur në gazetën më të madhe të Francës “Le Monde”. Sipas tij një vepër tejet e ngjashme me të tijën është botuar atje dhe mban emrin e artistit tw madh Tom Joyce. Nuk dihet koha kur Tom Joyce e ka bërë këtë vepër dhe a e ka parë më parë veprën e piktorit shqiptar, por vetë Sulaj shpreh bindjen se bëhet fjalë jo pwr një plagjiaturë, por pwr njw kopje të pastër.

“Natyrisht, e publikuar nw Le Monde, gazeta më e njohur e Francës, nesër do thonë për punimin tim: -Ah e kemi parë, je frymëzuar nga vepra poetike e të madhit Tom….?!! Mbetesh ti ai që e ka kopjuar”, shprehet Agim Sulaj me një status në rrjetet sociale, duke bërë të ditur se dje wshtw vwnw nw dijeni nga miqtë e tij në Paris “të cilët më kanë njoftuar se i kanë dërguar një email gazetës, ku i kërkojnë të publikojnë dy veprat me vitet përkatëse të realizimit”, thotë Sulaj.

I pyetur pas këtij reagimi nga gazeta “Shqiptarja.com” sesi qëndron çështja me veprën, dhe pse mendon se bëhet fjalë për kopje, piktori Agim Sulaj shpjegon se:

“Dje një miku im që ka një galeri në Paris, “Yves Fremion”, me të cilin kam bashkëpunuar e kam bërë dhe ekspozitë në atelienë e tij, më dërgoi një faqe gazete të një veprës sime, por me një autor tjetër”. Sulaj shton më tej se “ai i njeh mjaft mirë punimet e mia, të cilat dhe i ka publikuar. Kështu ai më ka vënë në dijeni që vepra e këtij autorit Tom Joyce, i kujton veprën time për ngjashmërinë dhe efektin imediat artistik. E pashë dhe mbeta vërtet i habitur për vete faktin që ngjan shumë.”, shprehet Sulaj duke këmbëngulur më tej se: “Nuk bëhet fjalë për një plagjiaturë, por për një kopje të mirëfilltë”. Sulaj shprehet për gazetën “Shqiptarja.com” se “unë nuk e njoh autorin, por di që në gazetën “Le Monde” bashkëpunëtorët janë të njohur në të gjitha fushat.”, thotë Sulaj.

Piktori i njohur shqiptar shprehet se nuk do ta lërë me kaq këtë çështje. “Jam duke formuluar një letër të cilën do t’ia nis gazetës. Vepra në fjalë paraqet një gotë vere me verën e dehur brenda. Këtë ide e jep mënyra e shtrembër e mbështetjes së saj në gotë. Kjo vepër ka fituar në Gjermani në vitin 2008, në Shtutgart në një konkurrim ndërkombëtar dedikuar botës së verës, po ashtu është ekspozuar në Paris në vitin 2011 , dhe e kam dhe në katalogun e ekspozitës së atij viti”, kujton piktori Agim Sulaj.

Sulaj shpreh bindjen se e drejta e autorit të veprës origjinale i takon atij. Ai thotë për gazetën “Shqiptarja.com” se “Problemi i të drejtës së autorit në këto raste flagrante është njëra anë që më detyron të kërkoj të drejtën e veprës sime, si dhe ana tjetër është që unë kërkoj një ndjesë publike nga ana e gazetës, e cila mund ta bëj mjaft mirë, duke publikuar te dyja veprat në një artikull të veçantë”, shprehet piktori Sulaj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VODHI NJË ÇANTË BENETON/ “Spiunia” ruse e ndaluar në Kosovë, e martuar me një shqiptar nga Durrësi (FOTO)
Previous article VETËM ME NJË NDRYSHIM TË THJESHTË/ Ja si të digjni 2.800 kalori në javë

k.autor

Postime të ngjashme

QENDRA HISTORIKE E DHËRMIUT SHPALLET PASURI KULTURORE/ Plan i ri për mbrojtjen dhe administrimin Kulturë

QENDRA HISTORIKE E DHËRMIUT SHPALLET PASURI KULTURORE/ Plan i ri për mbrojtjen dhe administrimin

HARMONI NGJYRASH DHE FORMASH/ 60 vepra të artistit Edmond Hysi ekspozohen në Durrës Kulturë

HARMONI NGJYRASH DHE FORMASH/ 60 vepra të artistit Edmond Hysi ekspozohen në Durrës

FESTA E GRURIT MBLEDH MIJËRA NJERËZ NË FIER/ Tradita, muzika dhe ‘buka e re’ nën hijen e Apolonisë Kulturë

FESTA E GRURIT MBLEDH MIJËRA NJERËZ NË FIER/ Tradita, muzika dhe ‘buka e re’ nën hijen e Apolonisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT