• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“NUK DIHET SE KU JANË KUFIJTË E SHQIPTARËVE DHE SERBËVE”/ Vuçiç: Bashkësia Ndërkombëtare, HIPOKRITE
Home
Rajon

“NUK DIHET SE KU JANË KUFIJTË E SHQIPTARËVE DHE SERBËVE”/ Vuçiç: Bashkësia Ndërkombëtare, HIPOKRITE

16 October, 2018 Isa.Autor Rajon

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka thënë në një prononcim për mediat se kufijtë midis shqiptarëve dhe serbëve janë të nevojshëm.

“Termi “përkufizim” i kufirit do të thotë që kemi kufij mes shqiptarëve dhe serbëve e që sot nuk e dimë ku janë. Pyetja ime është ku janë ata kufij, aty ku themi ne apo aty ku thonë shqiptarët? Askush në botë nuk e di saktë ku janë këta kufij”, është shprehur Vuçiç.

Ai i ka bërë këto deklarata teksa ka folur për detajet e politikës së tij karshi çështjes së Kosovës, në takimin Kina dhe partnerët “16+1” që po mbahet në Beograd.

“Unë kam menduar se është e rëndësishme që të dimë të ardhmen tonë, të kemi paqe dhe stabilitet me shqiptarët në 100 apo 200 vjetët e ardhshme. Qytetarët e Serbisë mendojnë se është më mirë të jemi as në tokë as në qiell. Mirëpo unë mendoj se kjo është gabim, nuk është pikëpamje e gjerë dhe strategjike por mua më takon të respektoj vullnetin e popullit” ka shtuar Vuçiç.

Ndër të tjera, presidenti serb ka konfirmuar për Radion “Evropa e Lirë” se më 11 nëntor do të takojë në Paris presidentin e Kosovës Hashim Thaçi, ku do të vazhdojnë diskutimet për çështjen e Kosovës.

“Në tavolinë është e lejuar të vihet gjithçka prandaj unë po hesht. Kur dëgjoj marrëzi për, nuk e di, Medvegjën, Bujanovcin dhe ku e di se çka, unë nuk bëj zë. Le të thonë gjithçka që mendojnë, dhe do ta shohim a mundemi të mbërrijmë dhe deri një marrëveshje apo jo. Unë qartazi dyshoj, e shoh se nuk ka asgjë prej kësaj pune, shqiptarët në vend se të reduktojnë pritjet e popullit të tyre ata i rrisin ato, krejt e kundërta se si veproj unë këtu në Beograd dhe Serbi” ka thënë Vuçiç.

Ai nuk ka lënë pa përmendur edhe rolin e faktorit ndërkombëtar në këtë situatë të krijuar.

“Kemi një qëndrim hipokrit të bashkësisë ndërkombëtare, në të cilin nuk kanë rënë pre amerikanët. Ky qëndrim thotë se gjoja ndryshimi i kufijve, të cilët nuk e dinë ku janë por mendojnë për kufijtë e Kosovës së pavarur, hap kutinë e Pandorës. Po pse atëherë e keni hapur në vitin 2008, në vitin 2006 apo në vitet e 90’ ta duke e shkatërruar Jugosllavinë? Çfarë keni bërë kështu?” ka shtruar pyetjen në mënyre ironike presidenti serb.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article I BIRI NË BURG PËR "XHISIELËN"/ Deputeti i PS-së me këmbë të thyer e paterica në prokurori (FOTO)
Previous article U mundua ta fshehë por nuk ia doli dot/ Zbulohen operacionet plastike të këngëtares së famshme shqiptare (FOTO)

Isa.Autor

Postime të ngjashme

E RËNDË/ Gjendet pa shenja jete drejtori i TV Alsat, Lirim Hajredini Rajon

E RËNDË/ Gjendet pa shenja jete drejtori i TV Alsat, Lirim Hajredini

PDK PARALAJMËRON KURTIN: Nuk duam pushtet, do jemi aktiv jashtë Kuvendit Rajon

PDK PARALAJMËRON KURTIN: Nuk duam pushtet, do jemi aktiv jashtë Kuvendit

NGËRÇI POLITIK NË KOSOVË/ PDK akuzon Kurtin pas tensioneve në Kuvend: Po bllokon institucionet, Republika është mbi ne Rajon

NGËRÇI POLITIK NË KOSOVË/ PDK akuzon Kurtin pas tensioneve në Kuvend: Po bllokon institucionet, Republika është mbi ne

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT