• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NUK DEKLAROI DËNIMIN NË GREQI/ SPAK mbyll hetimet, dërgon për gjykim kryebashkiakun Hajdari
Home
Aktualitet
Kronikë

NUK DEKLAROI DËNIMIN NË GREQI/ SPAK mbyll hetimet, dërgon për gjykim kryebashkiakun Hajdari

20 December, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

Prokuroria e Posaçme ka çuar për gjykim dosjen ndaj kryebashkiakut të Kuçovës, Kreshnik Hajdari. Ai akuzohet për kryerjen e veprës penale të “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, më shumë se një herë, parashikuar nga neni 190/2 i Kodit Penal.

Kryebashkiaku i Kuçovës, Kreshnik Hajdari nuk ka deklaruar procesin gjyqësor ndaj tij në Greqi në formularët e dekriminalizimit.

Hajdari rezulton se në 23 qershor të vitit 1999 është dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Shkallës së parë të Janinës për hyrje në territorin grek pa leje.

***

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, me datë 18.12.2023 ka paraqitur kërkesën për gjykim të procedimit penal nr.80 të vitit 2023, në ngarkim të të pandehurit Kreshnik Hajdari, aktualisht me detyrë Kryetar i Bashkisë Kuçovë, i akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, më shumë se një herë, parashikuar nga neni 190/2 i Kodit Penal.

Nga aktet e administruara në kuadër të hetimit të procedimit penal nr.80 të vitit 2023, ka rezultuar se shtetasi Kreshnik Hajdari, duke qenë kandidat për Kryetar i Bashkisë Kuçovë, në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të zhvilluara me datë 30 qershor 2019, ka patur detyrimin ligjor dhe ka plotësuar formularin e vetëdeklarimit (me datë 11.05.2019), të cilin e ka dorëzuar pranë Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve (protokolluar me nr.3222, datë 13.05.2019).

Me vendimin nr.2, datë 20.05.2019, të Komisionit të Zonës për Administrimin Zgjedhor nr. 63, Qarku Berat, është vendosur që shtetasi Kreshnik Hajdari të regjistrohet si kandidat për Kryetar të Bashkisë Kuçovë, në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019. Në përfundim të procesit zgjedhor shtetasi Kreshnik Hajdari është zgjedhur dhe ka fituar mandatin e Kryetarit të Bashkisë Kuçovë, detyrë të cilën e ka ushtruar në vitet 2019-2023.

Në përmbajtjen e formularit të vetëdeklarimit, të datës 11.05.2019, subjekti deklarues, shtetasi Kreshnik Hajdari, ka pohuar se nuk ka qenë ndonjëherë në hetim ose gjykim nga një autoritet i huaj, për kryerjen e një vepre penale, si dhe nuk ka qenë ndonjëherë i dënuar me vendim të formës së prerë nga një autoritet gjyqësor shqiptar ose i huaj.

Po ashtu, shtetasi Kreshnik Hajdari, duke qenë kandidat për Kryetar i Bashkisë Kuçovë në zgjedhjet vendore për organet e qeverisjes vendore të zhvilluara me datë 14 maj 2023, ka patur detyrimin ligjor dhe ka plotësuar formularin e vetëdeklarimit me datë 26.03.2023, të cilin e ka dorëzuar pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (protokolluar me nr.17366, datë 02.04.2023).

Me vendimin nr.5, datë 28.03.2023, të Komisionit të Zonës për Administrimin Zgjedhor nr. 64, Qarku Berat, është vendosur që shtetasi Kreshnik Hajdari të regjistrohet si kandidat për Kryetar të Bashkisë Kuçovë, në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023. Rezulton se në zgjedhjet e zhvilluara me datë 14.05.2023, shtetasi Kreshnik Hajdari është rizgjedhur si Kryetar i Bashkisë Kuçovë për vitet 2023-2027.

Në përmbajtjen e formularit të vetëdeklarimit të datës 26.03.2023, subjekti deklarues, shtetasi Kreshnik Hajdari ka pohuar se nuk ka qenë ndonjëherë në hetim ose gjykim nga një autoritet i huaj, për kryerjen e një vepre penale, si dhe nuk ka qenë ndonjëherë i dënuar me vendim të formës së prerë nga një autoritet gjyqësor shqiptar ose i huaj.

Nga aktet e administruara, provat e marra nëpërmjet letërporosisë nga Autoritetet Greke të Drejtësisë, rezulton se shtetasi Kreshnik Hajdari është i dënuar me vendimin e formës së prerë të Gjykatës së Shkallës së Parë Janinë/Gjykata Penale me Një Anëtar, Nr.3286/23-6-1999, me masën riedukuese të qortimit, për shkeljet: Hyrja në territorin grek pa ruajtur formalitetet ligjore përkatëse (shkelje e nenit 4 §§1 dhe 3 të Ligjit 1975/1991).

I pandehuri Kreshnik Hajdari, kishte detyrimin ligjor për të deklaruar tek formulari i vetëdeklarimit këtë rrethanë, në lidhje me dënimin e tij nga një gjykatë e huaj, kjo në zbatim të ligjit nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, si dhe vendimit të Kuvendit nr.17/2016, “Për përcaktimin e rregullave të detajuara mbi zbatimin e ndalimeve të parashikuara në ligjin nr.138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.

Ky fakt nuk është deklaruar në dy formularët e vetëdeklarimit të datave 11.05.2019 dhe 26.03.2023, duke konsumuar kështu elementët e veprës penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, më shumë se një herë, parashikuar nga neni 190/2 i Kodit Penal.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article EKZEKUTIMI NË BURGUN E PEQINIT/ Prokuroria ngre akuzë edhe për Indrit Shaqjen: Dyshohet se bashkëpunoi me Mjacajn për...
Previous article DYSHOHET SE VRAU 27-VJEÇAREN SHTATZËNË/ Arrestohet shqiptari në Itali. E reja e kishte denoncuar për përndjekje

s.autor

Postime të ngjashme

DOSJA "PARTIZANI"/ Dëshmon sot ish-ministri i Mbrojtjes, Gazmend Oketa Aktualitet

DOSJA "PARTIZANI"/ Dëshmon sot ish-ministri i Mbrojtjes, Gazmend Oketa

MOMENTET PREKËSE/ I liruar nga qelia, Niko Qarkaj puth duart e policëve, efektivët e përqafojnë Aktualitet

MOMENTET PREKËSE/ I liruar nga qelia, Niko Qarkaj puth duart e policëve, efektivët e përqafojnë

NDËRTIMI I BYPASSIT TË SARANDËS/ ARRSH njofton: Sot do të kryhet një shpërthim i kontrolluar me eksploziv... Aktualitet

NDËRTIMI I BYPASSIT TË SARANDËS/ ARRSH njofton: Sot do të kryhet një shpërthim i kontrolluar me eksploziv...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT