Pamjet që shihni vijnë nga vendi i ngjarjes në Berat, ku një 50-vjeçar kërcënon se do të hidhet nga kati i pestë i një pallati. Ngjarja është regjistruar në lagjen ‘8 Nëntori’.
Adrian Dardha kërcënon se do të hidhet nga lartësia pasi nuk do të largohet nga banesa ku bashkia i ka siguruar për të jetuar, ndërkohë që qiraja paguhej nga ky institucion.
Në vendin e ngjarjes ndodhen forca të shumta policie si dhe forcat e shërbimit zjarrëfikës.


