Pas shumë diskutimesh dhe hulumtimesh, shteti i vetëm pjesë e Bashkimit Europian ka vendosur të nis fazën e vaksinimit të popullatës me vaksinën anti-Covid.
Bëhet fjalë për Hollandën, që ka vendosur të ndjek homologët e saj në planin e vaksinimit me virusin që ka kapluar botën prej më shumë se 1 viti.
Sipas një plani të ri, rreth 30,000 personel spitalor do të vaksinohen javën e ardhshme.
Vendosja e punëtorëve shëndetësorë në spitale në radhë të parë është një tjetër ndryshim në planin origjinal që parashikonte vaksinimin e parë të atyre që punojnë në shtëpi për të moshuarit dhe të sëmurët.
Punonjësit e spitalit pohuan se sistemi shëndetësor ishte i mbingarkuar, pasi numri i rasteve u rrit, e kjo paralel me mungesat e personelit gjithnjë e më shumë për shkak të infeksionit.
Qeveria holandeze argumentoi se i duhej më shumë kohë për të siguruar që fillimi i vaksinimit të shkonte mirë, duke argumentuar se çdo problem në fillim do të minonte besimin në programin e vaksinimit.
Plani ishte që vaksinimi të fillonte më 8 janar, simbolikisht para fillimit të vërtetë në 18 shkurt, por duket se tashmë procesi do të nis shumë shpejt.


