E ftuar në emisionin “Studio e Hapur” në News24, ish deputetja dhe ish ministrja e PD, Majlinda Bregu ka komentuar aktualitetin politik si dhe rolin e opozitës përballë qeverisë “Rama 2”.
Bregu u shpreh se vendi nuk ka opozitë dhe se çdo ditë që kalon vendi përfshihet në një kaos politik, ndërsa sipas saj pika kulmore nuk ka ardhur ende.
Bregu tha se LSI doli në opozitë si pasojë e marrëveshjes së 18 majit Rama-Basha.
***
“Mos bëfsha Kasandrën. Kam frikë se kjo situatë e nisur në janar të 2018-ës ngjan me atë të një viti më parë, ku u ngrit një çadër dhe u bë një pazar.
Nuk besoj tek protestat që hyjnë në frigorifer.
Unë mbështes çdo lëvizje të qytetarëve, por nuk u besoj protestave pa kauzën e qytetarëve.
Një parti nuk vjen kurrë në pushtet nga protestat, por duhet të ngjallë shpresë.
Çadra fundosi ose vendosi rezultatin e zgjedhjeve të vitit të kaluar. Çadra i hapi rrugën marrëveshjes se 18 majit”- tha ish ministrja.
“Nuk e shikoj LSI-në në opozitë, pasi tani është shkëputur nga pushteti.
Mbështes çdo grupim që është kundër qeverisë dhe që mendon kundër për shumë gjëra që janë gabim nga kjo qeveri.
Për mua çadra fundosi rezultatin e Partisë Demokratike në zgjedhje.
Nuk arriti që të binde as elektoratin gri”, tha Bregu.
Ajo ndërkohë ka treguar edhe kur ka qenë komunikimi i fundit i saj me Lulzim Bashën.
“Komunikimi im me Lulzim Bashën ka qenë në qershor, kur ka qenë në Tiranë, Hot Brajan Lee.
Kjo besoj se vlen dhe me kolegët e tjerë të partisë.
Nuk ka asnjë ftesë që na është bërë, pasi nuk mund të bëhet nga studio televizive”, tha ish-deputetja demokrate.