Një drejtues automjeti i ka paraprirë në kohë djegies së makinës së tij sot në Kamëz.
Makina ”Volkswagen Sharan” ka marrë flakë gjatë kohës që po ecte pranë Universitetit Bujqësor. Shoferi 18-vjeçar e ka nuhatur erën e pazakontë dhe ka dalë më pas menjëherë nga automjeti, i cili është përfshirë menjëherë nga flakët.
Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve.
Dyshohet se zjarri mund të jetë shkaktuar nga një shkëndijë në motorrin e makinës.