• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NU KA MË PUNË “PART TIME”/ Bie numri i punonjësve me kontratë të përkohshme
Home
Sociale

NU KA MË PUNË “PART TIME”/ Bie numri i punonjësve me kontratë të përkohshme

18 January, 2019 k.autor Aktualitet, Sociale

Përqindja e punonjësve me kontratë të përkohshme ka rënë gjatë vitit 2018 në nivelet më të ulëta që nga viti 2015.

INSTAT raportoi se në tremujorin e tretë, punonjësit me kontratë të përkohshme arritën në 9.7% të totalit të të punësuarve në vend. Kjo përqindje mbeti e pandryshuar me tremujorin e dytë, por ishte 3 pikë përqindje më e ulët se në të njëjtën periudhë të vitit 2017.

Ekspertët shpjegojnë se, punonjësit me kontratë të përkohshme në numër personash nuk kanë ndryshuar, por është rritur numri i të punësuarve me kontrata të plota pune.

Gjatë tremujorit të tretë 2018, në krahasim me të njëjtin tremujor të vitit 2017, numri i të punësuarve gjithsej u rrit me 2,3% . Në terma vjetorë, rritja e punësimit sipas sektorëve kryesorë të ekonomisë është 3,9% në sektorin e industrisë, 2,5% në sektorin e shërbimeve dhe 1,2% në sektorin e bujqësisë.

Që nga viti 2012, pesha e të punësuarve me kontratë të përkohshme është në një mesatare 13%. Norma e papunësisë ra në 12.2% në tremujorin e tretë të vitit. Me gjithë përmirësimin e pandërprerë të treguesve të tregut të punës, rritja e pagave vijon e ngadaltë.

Sektori publik është ofruesi më i madh i vendeve të punës me kontratë të përkohshme. Megjithatë tregu shqiptar i punës mbetet jo fleksibël në këtë drejtim, pasi ekonomia e shkallës nuk është zhvilluar dhe mungojnë sektorët me vlerë të shtuar.

Ndërmjetësimi në tregun e punës është gati jofunksional dhe bizneset shqiptare ende nuk e kanë pranuar në masë konspektin mbi kontrata e përkohshme të punës. Gjithashtu punëkërkuesit në Shqipëri janë të prirë të punësohen me orare të plota dhe kontrata të përhershme, për shkak se gjetja e një punë shpesh është një sfidë.

Banka e Shqipërisë arsyeton se, dinamika pozitive e punësimit u mbështet në masën më të madhe nga sektorët e shërbimeve dhe të industrisë. Njëkohësisht, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës vijoi të rritet, duke qëndruar në 59.4%. Rritja e punësimit mbetet kontribuuesi kryesor për uljen e shkallës së papunësisë

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "TË SËMURËT DUAN ILAÇE"/ Shtatë banorë të izoluar nga dëbora ngjisin malin në këmbë për të shkuar tek…
Previous article SË SHPEJTI/ Në Muzeun Kombëtar, një pavijon kushtuar Diasporës (VIDEO)

k.autor

Postime të ngjashme

"SHQIPËRIA KËRKON REVOLUCION"/ Protestuesit mbërrijnë pranë Parlamentit, ushton thirrja: Ju erdhi fundi! Aktualitet

"SHQIPËRIA KËRKON REVOLUCION"/ Protestuesit mbërrijnë pranë Parlamentit, ushton thirrja: Ju erdhi fundi!

PROTESTË E PARALAJMËRUAR NESËR PARA KUVENDIT/ Aktivistët: T’i ndalojmë deputetët të futen! Merrni vezë e miell me vete Aktualitet

PROTESTË E PARALAJMËRUAR NESËR PARA KUVENDIT/ Aktivistët: T’i ndalojmë deputetët të futen! Merrni vezë e miell me vete

PROTESTA NË TIRANË/ Imitohet rrëzimi i shtatores së Enver Hoxhës me foton e Ramës Aktualitet

PROTESTA NË TIRANË/ Imitohet rrëzimi i shtatores së Enver Hoxhës me foton e Ramës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT