• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“NOTRE DAME DE PARIS”/ Rama në podcast me Elhaida Danin: Ka qenë një fiksim i përbashkët! Këngëtarja: E bindur se
Home
Politikë

“NOTRE DAME DE PARIS”/ Rama në podcast me Elhaida Danin: Ka qenë një fiksim i përbashkët! Këngëtarja: E bindur se

27 May, 2023 s.autor Breaking News, Politikë

Sot në podcastin e kryeministrit Edi Rama ka qenë e ftuar këngëtarja e mirënjohur Elhaida Dani e cila ka folur për sfidat e hasura në karrierën e saj dhe për spektaklin më të shikuar në Evropë “Notre Dame De Paris” që mbahet për herë të parë në Tiranë ditën e nesërme më 28 maj.

Elhaida Dani do të interpretojë rolin e Esmeraldës në shfaqjen e “Notre-Dame de Paris”, e cila do të mbahet në stadiumin ‘Air Albania’.

Rama zbuloi se këtë organizim e kishin planfikuar prej kohësh ndërsa këngëtarja tha se nuk e besonte se në Shqipëri do të kishte një realizim të tillë dhe këtë lloj pritshmërie nga publiku shqiptar.

“Nuk ma merrte mendja kurrë që do e realizonim dhe se do kishte këtë lloj pritshmërie. Kjo është diçka e re që nuk e kam pritur. Jam e bindur se mezi do presin të rikthehet sërish në Shqipëri dhe nëse jo, do marrin biletat dhe do ikin në Paris, Londër dhe kudo qoftë vetëm ta shohin”-tha këngëtarja.

Rama i cili e konsideroi këtë shfaqje si një fiksim të përbashkët mes tij dhe këngëtares shkodrane tha se kishte qenë i ftuar nga vetë Elhaida në një prej spektakleve të organizuara në kuadër të Notre Dame De Paris.

“Fiksimi jot po një herë, pa diskutim, por dhe fiksim i imi qysh se me ftesë të Elhaides, unë isha në një prej spektakleve dhe mu duk shumë e padrejtë që atë spektakël mos ta shijonin live mijëra e mijëra shqiptarë këtu në Shqipëri dhe qysh atëherë bëmë një pakt që do të luftojmë për ta sjellë spektaklin në Tiranë dhe ja ku jemi në vigjilje të spektaklit me Elhaida Danin”-tha Rama.

Elhaida Dani tha se edhe persona të cilët nuk janë fansa të kësaj rryme muzikore duhet ta ndjekin shfaqjen sepse garanton emocione të papërshkuara më parë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VIZITA DY DITORE NË ITALI/ Begaj pritet nga presidenti i Dhomës së Deputetëve! Diskutime për rolin e Shqipërisë për...
Previous article SHERR ME MËSUESEN/ Nxënësi 17-vjeçar e qëllon me armë në këmbë

s.autor

Postime të ngjashme

37 DITË PROTESTË/ Qytetarët mblidhen përsëri te kryeministria! Kërkohet largimi i Ramës dhe Berishës Aktualitet

37 DITË PROTESTË/ Qytetarët mblidhen përsëri te kryeministria! Kërkohet largimi i Ramës dhe Berishës

"NUK JEMI GATI PËR DEPOLITIZIM TË PLOTË TË ADMINISTRATËS ZGJEDHORE"/ Celibashi: Partitë të jenë në komisione, por jo 100% kontroll Breaking News

"NUK JEMI GATI PËR DEPOLITIZIM TË PLOTË TË ADMINISTRATËS ZGJEDHORE"/ Celibashi: Partitë të jenë në komisione, por jo 100% kontroll

"NISMA TË REJA PËR BASHKITË"/ Demo: 20 mln euro për emergjencat dhe 10 mln euro për transportin urban Politikë

"NISMA TË REJA PËR BASHKITË"/ Demo: 20 mln euro për emergjencat dhe 10 mln euro për transportin urban

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT