• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Norvegjia i përgjigjet kërkesës së Trump/ Premton të rrisë shpenzimet për NATO-n
Home
Nderkombetare

Norvegjia i përgjigjet kërkesës së Trump/ Premton të rrisë shpenzimet për NATO-n

14 July, 2018 F.autor Botë, Nderkombetare

Norvegjia ka ripërtëritur angazhimin e saj në NATO, pasi Sekretari amerikan i Mbrojtjes Jame Mattis u takua të dielën me zyrtarët norvegjezë në Oslo.

Ministri i Mbrojtjes i Norvegjisë, Frank Bakke-Jensen, u shpreh se “Norvegjia është e përkushtuar ndaj objektivit prej 2 përqind të buxhetit për shpenzime në NATO”. Pa ofruar detaje ai tha se, “Ne do të vazhdojmë të shtojmë ndjeshëm shpenzimet për mbrojtjen gjatë viteve në vazhdim”.

Aktualisht, vendi i pasur me naftë shpenzon rreth 1.6 përqind të prodhimit të brendëshëm bruto për synime të mbrojtes.

Në vitin 2014 NATO ra dakord, që deri në vitin 2024, çdo vend anëtar të rriste shpenzimet ushtarake, në 2 përqind të prodhimit të brendëshëm bruto. Por diplomatët thonë se vetëm dy të tretat e 29 vendeve anëtare të Aleancës, me përjashtim të Shteteve të Bashkuara, kanë një plan real për të arritur nivelin prej 2 përqindësh deri në vitin 2024.

Gjatë vitit të kaluar, Shtetet e Bashkuara shpenzuan për mbrojtjen 3.57 përqind të prodhimit të brendëshëm bruto.

Vendimi i Norvegjisë vjen pasi Presidenti Donald Trump shtroi përsëri kërkesën gjatë samitit dy ditor të NATO-s në Bruksel, që vendet anëtare të rrisin shpenzimet ushtarake. Presidenti amerikan deklaroi se kishte marrë garanci nga udhëheqësit e Aleancës gjatë bisedimeve intensive në Bruksel.

Norvegjia, të cilën zoti Trump e ka përshkruar si “sytë dhe veshët” e Aleancës në Evropën veriore, konsiderohet si një nga aleatët më të vlefshëm të Shteteve të Bashkuara. Përveç partneritetit me forcat amerikane në Afganistan dhe Lindjen e Mesme, Norvegjia ndihmon me mbledhjen e të dhënave të zbulimit për aktivitetet ushtarako-detare të Rusisë.

Ndërsa zoti Trump e ka kritikuar Novegjinë, që ndodhet në kufi me Rusinë, për mos patjen e një plani për rritjen e shpenzimve të mbrojtjes, zoti Mattis nga ana tjetër e ka vlerësuar vendin skandinav.

Pas bisedimeve të shtunën me shefin norvegjian të mbrojtjes, Bakke-Jensen dhe kryediplomaten e atij vendi Ine Eriksen Soereide, sekretari Mattis tha se angazhimi i Norvegjisë për plotësimin e synimit prej 2 përqind të shpenzimeve ushtarake ishte inkurajues.

Përveç organizimit në vjeshtë të një prej manovrave ushatarake më të mëdha të NATO-s në dhjetëra vite, Norvegjia do të strehojë deri 700 marinsa amerikanë në fillim të vitit që vjen, që është më shumë se dyfishi i ushtarëve të dislokuar aktualisht atje./Voa.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Horoskopi, e diel 15 Korrik 2018/ Provoni t’u jepni më shumë besim personave që ju rrethojnë dhe...
Previous article Vetmia si sëmundje genetike. Mjekët studiojnë paaftësinë e njeriut për t’u socializuar

F.autor

Postime të ngjashme

FRANCA DHE GJERMANIA FORCOJNË MBËSHTETJEN PËR UKRAINËN/ Raketa të reja nga Macron dhe 10 milionë euro nga Berlini Botë

FRANCA DHE GJERMANIA FORCOJNË MBËSHTETJEN PËR UKRAINËN/ Raketa të reja nga Macron dhe 10 milionë euro nga Berlini

PARALAJMËRON KIEVIN/ Putin: Hape kutinë e Pandorës, do të marrësh të njëjtën përgjigje Botë

PARALAJMËRON KIEVIN/ Putin: Hape kutinë e Pandorës, do të marrësh të njëjtën përgjigje

TARIFAT TREGTARE NGA SHBA/ Kryeministri kanadez: Janë të dizajnuara për të na dëmtuar Botë

TARIFAT TREGTARE NGA SHBA/ Kryeministri kanadez: Janë të dizajnuara për të na dëmtuar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT