Renee është vajza e këngëtarëve tanë Nora Istrefi dhe Robert Berishës.
Ajo që nga fillimi i jetës së saj ishte lajm për çdo portal. Renee po rritet shumë mirë në prani të të dy prindërve.
Madje Roberti e Nora po kujdesen aq shumë dhe aq mirë për të saqë të voglës asgjë nuk i mungon, shkruan “Kosovarja”.
Së fundmi është Nora ajo e cila duket se për bijën e saj ka vendos që të bëj shopping duke i blerë asaj një veshje ngjyrë pink, ku më pas e ka fotografuar dhe këtë foto që do ta shihni më poshtë ajo e ka ndare me ndjekësit e saj në instagram.
Në foto shihet se Renee ka edhe sytë e lyer me po të njëjtën ngjyrë.
Ndërsa Nora e shoqëron foton me këto fjalë: “My bonbon”.