Partia Demokratike ka bërë reagimin e parë pas shpalljes “non grata” të liderit të saj historik Sali Berisha.Kryeredaktori i Rilindjes Demokratike që është organi zyrtar i PD-së Bledi Kasmi, i bën thirrje qytetarëve shqiptarë që mos i marrin seriozisht Shtetet e Bashkuara.
Përmes një reagimi në rrjetin social Facebook, ai shprehet se sipas tij vendimi i Uashingtonit është marrë nga mafia rajonare Rama-Vuçiç.
“Burre shteti dhe fotot “non grata”!
Te tjerat jane lobime te mafias rajonale ne sherbim te regjimeve Rama-Vuçiç dhe kunder interesave te shqiptareve dhe stabilitetit ne rajon, prandaj mos i merrni seriozisht”, thotë Kasmi.


