• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“Non grata në SHBA”/ Llalla zhvendoset drejt Gjermanisë, reagon ambasada: Ja pse nuk ja ndaluam hyrjen
Home
Aktualitet
Drejtësi

“Non grata në SHBA”/ Llalla zhvendoset drejt Gjermanisë, reagon ambasada: Ja pse nuk ja ndaluam hyrjen

27 February, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Drejtësi

Ish Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla, fill pasi u njoh me vendimin e Departamenit Amerikan të Shtetit ku i ndalohej përjetësisht hyrja në SHBA, u zhvendos bashkë me familjen e tij në Gjermani duke kërkuar strehim në këtë shtet.

Gazeta “TemA” adresoi një kërkesë për informacion pranë Ambasadës Gjermane në Tiranë për të mësuar mbi vendimin e “Berlinit zyrar” për të strehuar një person të akuzuar për korrupsion ose shkelje të mëdha të të drejtave të njeriut, referuar vendimit të firmosur nga sekretari i shtetit amerikan Rex Tillerson.

“1. Si shpjegohet që në një kohë kur SHBA e ka shpallur  “a non grata” ish-kryeprokurorin shqiptar Adriatik Llalla dhe familjen e tij, Gjermania i ka siguruar atij lejë qendrimi?

2. A do të ndryshojë ky vendim nëse Drejtësia nis hetimet për  të?” ishin pyetjet në kërkesën e depozituar.

Trupi diplomatik i akredituar në Tiranë në përgjigjen e përcjellë nënvizon se ky qëndrim është i përkohshëm.

Dr. Johannes Dietrich, personi i kontaktit për parandalimin e korrupsionit në ambasadë, thotë se ligjistlacioni përkatës i krijon mundësinë ish kryeprokurorit që të strehohet si çdo qytetar normal. 

“I dashur z. Andrea Danglli,

pyetjeve tuaja të mëposhtme po u përgjigjem si vijon:

Për arsye të mbrojtjes së informacioneve personale Ambasada nuk pozicionohet lidhur me raste të vecanta.

Përgjithësisht ne sjellim në vëmendje, se cdo qytetar shqiptar në parim është i lirë të udhëtojë pa vizë për qëndrime afatshkurtra drejt Gjermanisë.

E drejta për të qëndruar në Gjermani bazohet në përcaktimet e ligjit gjerman për qëndrimin e të huajve.

Përshëndetje miqësore, Johannes Dietrich” shkruan ai në përgjigjen me e-mail për gazetën “TemA”.

Ndërkohë, më herët Adriatik Llalla përmes një shkrese të drejtuar Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK) ka, kërkuar për  të mos qenë jetë subjekt i ligjit për vettingun.

Ai kreu detyrën e Prokurorit të Përgjithshëm nga viti 2012 deri në dhjetor 2017, kur u zëvendësua nga Arta Marku që ndodhet përkohësisht në këtë pozicion deri në formimin e organeve të drejtësisë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Më në fund DËBORË në Tiranë: Ja si po e shijojnë VIP-at shqiptar (FOTO)
Previous article PAMJET FANTASTIKE: Qendra e Tiranës e bardhë si rrallëherë (FOTOT)

F.autor

Postime të ngjashme

TJETËR AKSIDENT NË TEPELENË/ Dy automjete përplasen me njëra-tjetrën, plagosen tre persona Aktualitet

TJETËR AKSIDENT NË TEPELENË/ Dy automjete përplasen me njëra-tjetrën, plagosen tre persona

AKSIDENT I FRIKSHËM NË MEMALIAJ/ Makina del nga rruga dhe përmbyset Aktualitet

AKSIDENT I FRIKSHËM NË MEMALIAJ/ Makina del nga rruga dhe përmbyset

DHUNUAN 17-VJEÇAREN DHE E FILMUAN/ Gjykata e Fierit lë në fuqi masat e sigurisë për 3 adoleshentet Aktualitet

DHUNUAN 17-VJEÇAREN DHE E FILMUAN/ Gjykata e Fierit lë në fuqi masat e sigurisë për 3 adoleshentet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT