• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“NON GRATA”/ Mero Baze: Sali Berisha është dënuar përjetësisht nga SHBA, nuk i ikën ky dënim me gjykatë
Home
Politikë

“NON GRATA”/ Mero Baze: Sali Berisha është dënuar përjetësisht nga SHBA, nuk i ikën ky dënim me gjykatë

21 May, 2021 s.autor Politikë

Gazetari Mero Baze, ishte i ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV. Gjatë emisionit ai ka komentuar shpalljen non-grata të Sali Berishës nga SHBA duke deklaruar se vendimi i SHBA është një dënim i përjetshëm për Berishën dhe se ky është një qëndrim që ka marrë fund.

“Berisha është dënuar përjetësisht nga SHBA bazuar në fakte dhe ky është qëndrim që ka marrë fund, është dënuar si vrasës, si hajdut dhe nuk i ikën ky dënim me gjykatë. Kjo është për të gënjyer ata 30 veta që kishin shkuar aty ta dëgjonin.

Këto janë emocione momenti dhe makthe të PD që do të gënjejë militantët që ka ende njohje. Problemi është që ky është vendim i gjatë dhe PD do të varroset bashkë me Berishën”, tha Baze.

Mero Baze tha se shpallja non grata e Sali Berishës lidhet me të shkuarën dhe të tashmen e tij. I pyetur nëse ka ndonjë nëntekst në deklaratat e sekretarit Amerikan të Shtetit, Anthony Blinken, Baze tha se ka të bëje me liderin aktual të PD, Lulzim Basha dhe thirrjen që të shkëputet prej Berishës.

“Sapo është hapur loja. Ajo që ka thënë Blinken është këmbanë për të tjerët, Sali Berisha iku, e mori damkën. Kjo që ndodhi lidhet me gjithçka, me të shkuarën dhe të tashmen.

Ata nuk qeshin kur dëgjojnë akuzat se Juri Kim paguhet nga kryeministri. Ata e shohin si vazhdim i pengmarrjes së PD. Po ka ndonjë nëntekst është thirrja për Bashën që të shkëputet prej tij.

Ata bënin shumë kujdes të distanconin PD nga kjo histori, e kanë shqetësim që PD duhet ruajtur por duan t’ia heqin nga thojtë një personi që do të mbajë si studio ligjore për veten e vet”, tha Baze.

Baze tha se një sekretar Shteti nuk hidhet në gjyq sepse është në kompetencat e ushtrimit të detyrës. Ai po ashtu shtoi se Berisha tashmë po kërkon të marrë peng PD dhe është ndërshkim për Lulzim Bashën dhe PD për ti thënë ose me mua kundër Amerikës ose me Amerikën kundër meje.

“Deri tani kishim një Berishë në një situatë të vështirë, tani fillon situata komike. Nga pikëpamja politike është një gjë e rëndë sepse pëveç se një sekretar shteti nuk hidhet në gjyq sepse është në kompetencat e ushtrimit të detyrës, por do të marrë peng PD duke i thënë jeni në rresht me mua dhe sëbashku do ti ngremë padi SHBA.

Është ndërshkim për Lulzim Bashën dhe PD për ti thënë ose me mua kundër Amerikës ose me Amerikën kundër meje. Është një nga makthet se mos PD nuk i qëndronte afër.

Berisha është dënuar përjetësisht nga SHBA bazuar në fakte dhe ky është qëndrim që ka marrë fund, është dënuar si vrasës, si hajdut dhe nuk i ikën ky dënim.

Kjo është për të gënjyer ata 30 veta që kishin shkuar aty ta dëgjonin. Këto janë emocione momenti dhe makthe të PD që do të gënjejë militantët që ka ende njohje. Problemi është që ky është vendim i gjatë dhe PD do të varroset bashkë me Berishën”, tha Baze.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article U RIBASHKUAN SËRISH/ Mozzik dhe Loredana zbulojnë surprizën që kanë mbajtur të fshehtë (FOTO)
Previous article "PAS KËSAJ HISTORIE..."/ Arian Çani: SHBA e shpalli Berishën “non grata”, se goditi me levë Ramën në ’96-n

s.autor

Postime të ngjashme

ASAMBLEJA E PS MË 14-NËNTOR/ Çfarë presin socialistët! Rama, ndryshime në Qeveri si më 2023? (DETAJET) Breaking News

ASAMBLEJA E PS MË 14-NËNTOR/ Çfarë presin socialistët! Rama, ndryshime në Qeveri si më 2023? (DETAJET)

GJYQI NË GJKKO/ Kryemadhi: S’ka prova për kontratën për fibrën optike! Mungesë dokumentacioni në ekspertizën e deklarimit të pasurisë... Politikë

GJYQI NË GJKKO/ Kryemadhi: S’ka prova për kontratën për fibrën optike! Mungesë dokumentacioni në ekspertizën e deklarimit të pasurisë...

THIRRJE STUDENTËVE/ Rama: Harrojeni se e rrëzoni qeverinë me dhunë Politikë

THIRRJE STUDENTËVE/ Rama: Harrojeni se e rrëzoni qeverinë me dhunë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT