Flamur Noka ka pretenduar se administrata e Kuvendit dhe mazhoranca kanë shkelur procedurat administrative.
Sipas deputetit të PD, deklarata e Saimir Tahirit e mbajtur ditën e djeshme para mediave nga ambientet e Kuvendit, nuk është protokolluar.
“Ju bëj me dije se fjalimi i paraqitur dje në konferencë për shtyp nga ambientet e Kuvendit, nuk ka numër protokolli. Pra është fals” – tha Noka


